Një prej njerëzve që e njeh më së miri futbollin italian, ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi, shprehet se Milani është në krizë totale, për shkak se tashmë nuk mund të quhet më një skuadër.
Sipas tij, drejtuesit e Milanit kanë gabuar në merkato, pasi në vend që të merrnin sulmues cilësorë, e kanë mbushur ekipin me trekuratisë.
Duke folur për situatën e Mario Balotelit, Moxhi ka thënë se ai nuk është më i përshtatshëm për Milanin dhe për këtë arsye duhet të largohet.
Të njëjtën gjë, që sipas tij duhet të bëjë edhe Adriano Galini, pasi sipas Moxhit, është përgjegjësi për situatën e krijuar.
Ndërkohë, duke folur për ndeshjen e Juventusit me Realin në Ligën e Kampioneve, ka thënë se ajo do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Sipas tij, Reali është i frikshëm në sulm, por ka probleme në mbrojtje. Është pikërisht kjo pikë e dobët që duhet të zhfrytëzohet nga Juventusi.
ik mbushu o MOXHI.GALLIANI eshte dirigjenti me i mire per momentin.e jotja eshte vetem zili.plas po deshe.
O gazetare leshi. Ma shpjegon dot njeri cfare do te thote” trekuratise”???