Kombëtarja gati të transferohet në Shkodër

1 Nëntor 2013, 14:43Sport TEMA

Stadiumi “Qemal Stafa” nuk plotëson më kriteret për ndeshjet ndërkombëtare.

Në pritje të zhvillimeve, që mund të sjellin shembjen e tij për t’i lënë vendin punimeve për një stadium të ri, FSHF po shqyrton mundësinë të transferojë kombëtaren në Shkodër.

Stadiumi “Loro Boriçi” mund të rikonstruktohet në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe aty kuqezinjtë mund të gjejnë më pas kushtet e duhura për edicionin e ri eliminator.

Pavarësisht premtimeve për ndërtimin e një stadiumi të ri në vend të “Qemal Stafës”, kjo gjë me shumë gjasa nuk do të ndodhë, për shkak se qeveria e re nuk ka ndërmend të investojë për të, për shkak të situatës së rënduar financiare.

 

 

7 komente në “Kombëtarja gati të transferohet në Shkodër”

  1. Albanian EAGLE says:

    kudo qe te transferohet…brenga mbetet e njejte.Ne nuk dime te luajme futboll

    1. Pilo Lala says:

      Edi kerkon te stabilizoje ekonomine, jo te hapi gropa akoma me te thella se Berisha.
      Fillimi i arketimeve per 1 muaj nga Doganat dhe taksat, eshte shume premtues per Qeverine dhe popullin.
      Po te hetohet Berisha, Imami, Xeni, Gita dhe qeni i saj, Fazllici, ajo mbesa e Lirise me Ilacet, mund te konfiskohen edhe nja 100 Miljon Dollare prona.
      Me keto para Edi do filloje stadiumin, per te permbushur edhe zotimin e Berishes qe do bente stadium, por arriti te bente vetem Shurrtoren dhe nje Parkim me Llamarina.

  2. ajaxs says:

    Eshte mire qe kombetarja ti beje ndeshjet ne Kukes,Narte, Puke. Me keto mente qe kane Pushtetaret tane, SHqiperia edhe per 30 vjete nuk do ket stadium te ri.

  3. Alfred says:

    desh te bente parlament 100 milon eurosh jozefina shkerdhata bashk me ata te PD.na u duhej nje parlament modern per ato far deputesh qe eshte teper ai parlament qe eshte tani.fare e keqe

  4. TOSI NGA PATOSI says:

    PSE JO NE RROGOZHIN ,STADIUMI ESHTAFE ME BURGUN

  5. miri bushat says:

    Eshte mire qe kombetarja shtepine e saj ta kete ne kryeqytet por nuk ka askush arsye te ndjehet keq nese perkohesisht shtepia e perfaqesueses tone behet “Loro Boriçi”,kush me shume se ky emer i madh i futbollit te hershem shqiptar e meriton kete privilegj,te mos harrojme se Shkodra eshte pikenisja e futbollit ne Shqiperi,prandaj Shkodra dhe “Loro Boriçi” e meritojne plotesisht kete nder dhe te jeni te sigurt se edhe perfaqesuesja jone do te ndihet me mire se kudo tjeter…Futbolli ne Shkoder eshte thuajse religjion.

  6. altin says:

    po pse te rikonstruktojne loro boricin dhe jo qemal stafen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje