Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj është përfshirë në listën e kandidatëve për lojtarin më të mirë të muajit nga faqja zyrtare e Mançester Junaited.
Në përshkrimin për karakteristikat mujore të treshes në fjalë faqja zyrtare e Mançester Junaited për Adnan Januzajn thuhen këto fjalë:
“Adnan Januzaj nuk do ta harrojë asnjëherë tetorin e vitit 2013. Mesfushori 18 vjeçar u bë yll brenda natës pas dy golave të shënuar ndaj Sanderlendit, që i sollën fitoren Mançester Junaited, ndërsa gjithashtu nënshkroi kontratë të re me ekipin deri në qershor të vitit 2018. Ai u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Southamptonit, ndërsa ditë më pas debutoi edhe në Ligën e Kampionëve në fitoren e Mançesterit ndaj Real Sociedadit”.
Në sondazhin në fjalë mund të votojnë vetëm anëtarët e regjistruar të faqes.