Fortune: Januzaj më kujton Kristiano Ronaldon në fillimet e tij

30 Tetor 2013, 18:57Sport TEMA

Ish-mesfushori i Mançester Junaited, Kuinton Fortune, thotë se shkëlqimi i Adnan Januzajt dhe performancat e tij, po i kujtojnë ditët e para të Kristiano Ronaldos te klubi nga “Old Traford”.

Afrikano-jugori, i cili është stërvitur me 18 vjeçarin sezonin e kaluar te ekipi i të rinjve, ka qenë në “Old Traford” gjatë vitit 1999 dhe e ka parë portugezin në ditët e para, pas transferimit nga Sporting Lisbona.

Për këtë arsye ai e krahason futbollistin shqiptar me superyllin portugez, duke thënë se ata kanë shumë ngjashmëri.

“Ai (Januzaj) po bënte shumë progres dhe kur ne stërviteshim me ekipin e parë, disa prej djemve flisnin shumë për të.

Ai ka shumë besim në aftësitë e veta dhe kjo është e vështirë të shihet nga lojtarët e rinj këto ditë. Ai më kujton Ronaldon.

Ai beson në vetvete dhe ka talent shumë të madh. Është lojtar modest. Ai po bën shumë mirë dhe do të bëhet shumë i madh”, ka thënë Fortune.

7 komente në “Fortune: Januzaj më kujton Kristiano Ronaldon në fillimet e tij”

  1. jordanka says:

    Januzaj me kujton Krojfin,levizjet e tij.

  2. buli une says:

    Januzaj shyqyre qe nuk lun per ju e ase qe ja vlen se shume ben propargand te keqe kunder KOSOVES sidomos ju Gazeta Tema nuk ja vlen me ju

    1. hashimi says:

      Këtyne që po ju thue “ju” p’e di kush janë po ti kush ke, n’cillin taborr p’e sheh veten sund po i bie n’fije. Deri sa t’shkruejsh shqip nuk ke të drejtë me i nda ata që shkruejn shqip në “ju” edhe “na”! Ah po se harrova kie të drejtë veç n’kofsh shka që e ke mësue shqipen. Atëhere po, bân me thanë “ju”

  3. kreta says:

    O buli o bili ca po don me than

  4. katali says:

    ca thua o kinez

  5. enver hoxhaj says:

    me i madh se ed rama,nuk e besoj???

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po JANUZAJ me M,United beri 2 gola prej profesionisti ,por le ta leme kete djale qe te RRITET akoma dhe te zgjedh cilen kombetare te doje se ai qenka i ndare GJENETIKISHT ne 3 SHTETE ,ne 2 ETNI dhe ne nje SHTET tjeter qe e “BIRESOI “.
    Une i uroj fat qe te behet aq i mire sa ti PERFAQESOJE te gjitha NACIONALITET qe ai u perket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje