Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoiçkov, ka ngritur shqetësimin e tij rreth Lionel Mesit, pas rënies së formës së argjentinasit kohët e fundit.
26-vjeçari ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë që nga rikthimi nga dëmtimi dhe nuk e ka gjetur rrjetën në tre ndeshjet e fundit në La Liga, përfshirë fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Selta Vigo.
Ndërsa trajneri Gerardo Martino javën e kaluar deklaroi se nuk është i shqetësuar për Mesin, Stoiçkov mendon se lodhja po ndikon në formën e sulmuesit të famshëm.
“Mendoj se Mesi nuk është në formën e tij më të mirë, pasi ai ka luajtur dhe ka udhëtuar me ekipin kombëtar shumë”, ka thënë bullgari.
Mesi po shkaterrohet nga lodhja nga mesi e poshte
Edhe une do te ishja dakord me komentin e “Albanicus ” ,por kam nderkohe edhe 2 REZERVAT e mija .
-Eshte e qarte qe per MESSIN tani per tani nuk eshte me ne formen e pare por arsyet mund te jene disa per mua :
1- MESSI po peson ate qe thote KRISTO STOICKOV.
2- TATA po aplikon module te ndryshme LOJE me apo pa MESSIN ,apo dhe sic luajti mbreme pa XAVIN ,INIESTEN ,NEYMARIN ,dhe qe pavaresisht apatise BARCA fitoi pa problem por SPEKTAKLIT mbreme I ishte thene :”CHI VEDIAMO alla PROSIMA “.
3-Demtimi i MESSIT per ata qe kuptojne per funksionin e MUSKULIT BI-POLAR qe nga njera ane lidhet me KUPEN e gjurit nga poshte ,dhe nga lart me BACININ ,eshte per mua demtim IRREVERSIBEL (( i PA RIKUPERUESHEM ne se eshte ky i demtuar .
d- MESSI eshte i “SATURUAR ” me TROFE si asnje lojtar ne BOTE ne MOSHEN e tij ne te GJITHA KOHERAT .
4- Gojet e liga thone qe tani me ardhjen e TATES apo edhe te NEYMARIT dhe me renjen FIZIKE si te INIESTES apo XAVIT ,per mua MESSI do te kerkoje te tjere STIMUJ dhe nuk eshte cudi qe te ndjek TRAJEKTOREN e GUARDIOLES nese fjalet e fundit nuk jane KONSPIRACION por te verteta.
5- Me shume se kaq nuk ka se c’te beje nje futbolist qe te qendroje ne MAJAT e FUTBOLLIT per 5 vjet pa nderprerje .
6-Nisur nga arsyet qe une radhita keto mund te jene edhe lojera alla RONALDO per RI-SHIKIM KONTRATE apo ngritje rroge .
7-Mundet qe edhe te SIMULOJ duke mos luajtur sepse keshtu mund te jete MARREVESHJA me ADIDASIN .
8-Pavaresisht se cdo te ndodhe me MESSIN ai per mua e fiton prape “TOPIN e ARTE ” ,sepse konkurentet e tij jane sa MEDIOKER po aq edhe te PA-AFTE qe ta konkurojne .
E saktë është: ”Ci vediamo alla prossima”. Edhe sivjet Topin e Artë e meriton Messi. Por, ka ca shenja që nuk do jetë ai fituesi. Shenjat janë, se do jetë, një nga treshja: -Ribéry,Robben,Müller. Nuk e di, por, më duket se ndikon shumë xhelozia. Se pse nuk përcaktohen rregulla të qarta, për fituesin e Topit të Artë, është krejt e çuditshme. Si mund të përcaktohet fitusi me votime? Si mund të caktohet fituesi, nga parapëlqime, nga më të çuditshmet, për mua është krejt absurde. Unë nuk kam qenë asnjëherë tifoz me Gjermaninë. Por, për herë të parë tifoz, jam bërë me një lojtar, jo me një skuadër. Nuk ka qenë askush tjetër, përveçse i pakrahasueshmi Gerd Müller. Ishtë për të qeshur, kur dikush thoshte se: -ai s’ishte elegant apo i bukur,etj.etj., gjëra që s’kishin lidhje me futbollin. Thua se ai ishte për Top Model a ku di unë se çfarë. Dhe më e bukura, nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë. As në atë vit të famshëm të 1972-shit, që arriti atë rekord, që vetëm një si Messi, mundi ta thyente. Pse?. Sepse s’ishtë në shijet estetike, të shumicës së atyre që votonin. Do të ishtë sikur në muzikë, të mos vlerësohej si Sopranoja më e mirë e shekullit, Maria Callas, por, ndonjë soprano tjetër,që ishte më e bukur, apo më elegante!!!. Për mua, Messi= Maradona + Müller( Gerhard)+++.
Unë votoj Leo Messi. E di që vota s’do të merret parasysh.