Mojes: Nuk kam dyshime për të ardhmen e ndritur të Januzaj

28 Tetor 2013, 14:55Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junaited, Devid Mojes, vijon që të flasë me superlative për talentin e ekipit të tij, 18-vjeçarin Adnan Januazj.

18-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë kundër Stokes, duke i dhënë energji të reja Junaited, që arriti të përmbysë rezultatin dh eta fitojë ndeshjen.

“Nënshkrimi me Adnan Januzaj një kontratë pesëvjeçare tregon vullnetin e klubit për të dalë dhe për të nënshkruar me lojtarët më të mirë.

Futbollistët e rinj fitojnë mundësi të vazhdojnë të luajnë te Mançester Junaited dhe unë nuk kam dyshime se në të ardhmen, Adnan do të jetë një lojtar i madh. Ai është 18-vjeçar dhe ka aftësi të mëdha, plus një pjekuri përtej viteve të tij.

Të gjitha aspektet e lojës së tij do të vazhdojnë të përmirësohen sa më shumë që ai luan, por ai tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skuadër edhe duke krijuar raste, por edhe duke shënuar gola”, ka thënë Mojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje