Nesta: Milan, nëse të duhem jam gati

28 Tetor 2013, 14:54Sport TEMA

Ish-mbrojtësi kuqezi, Alesandro Nesta, që pak ditë më parë vendosi të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, ka thënë se është gati të marrë drejtimin e Milanit, nëse ekipi ka nevpjë për të.

Milani aktualisht është në një moment të vështirë dhe posti i trajnerit Masimiliano Alegri është në rrezik. Deçizive për të do të jenë dy ndeshjet e radhës kundër Lacios dhe Fiorentinës. Nëse këto dy ndeshje nuk fitohen, Alegri rrezikon të shkarkohet.

“Tani dua të bëhem trajner. Milan, nëse të duhem, jam këtu”, ka thënë Nesta.

Duke folur për tërheqjen e tij nga futbolli, mbrojtësi ka thënë se, “kam pasur shumë probleme fizike dhe tani jam 37 vjeç…”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke u ndaluar tek kampionati italian, ai ka thënë se Juventusi është favorit, pavarësisht formës së mirë të treguar nga roma.

“Bravo Roma, por Juventusi është favorit”, ka thënë Nesta.

1 komente në “Nesta: Milan, nëse të duhem jam gati”

  1. gallata says:

    Mbaj radhen Alessandro ,para teje jane Inzaghi Seedorf Gattuso etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje