Barcelona fiton “El Klasikon” me Realin

26 Tetor 2013, 20:00Sport TEMA

“El Klasiko” mes Barcelonës dhe Real Madrid është fituar nga katalanasit me rezultatin 2-1.

Në një ndeshje pa shumë diferenca, katalanasit kanë shënuar pak minuta pas fillimit të pjesës së parë me anë të Neimar.

Pjesa e parë ka qenë nën ritmin e pritur, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Reali është shfaqur më dominues, duke rrezikuar seriozisht me Ronaldon dhe Benzema, i cili me një gjuajtje potente tronditi traversën e Barcelonës.

Por, në momentin më të mirë të Realit, Aleks Sançez shënon një gol shumë të bukur me parabaël, gjatë një kundërsulmi.

Megjithatë, Reali nuk dorëzohet dhe shënon golin e nderit dy minuta para përfundimit në ndeshje.

Ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara, blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Garet Bejl, ka zhgënjyer.

Ai është aktivizuar që nga fillimi, duke luajtur në pozicionin e sulmuesit të fshehur, por nuk ka lënë shumë gjurmë dhe për këtë arsye është zëvendësuar pjesën e dytë. Me këtë fitore Barcelona shkëputet gjashtë pikë nga Reali.

 

6 komente në “Barcelona fiton “El Klasikon” me Realin”

  1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

    Per redaktorin!

    Nuk thuhet “pak minuta para fillimit te …” ,por “pak minuta pas fillimit te…”

    Nejse,loje e bukur dhe me emocione. Barça e meritonte!

  2. nikolin says:

    pak minuta pas fillimit te pieses se pare

  3. Ripjellje says:

    Më thoni, me kë skuadër e ka ndritur Ancelloti? E pra, ka patur skuadrat dhe lojtarët më të mirë në planet.

  4. Alby says:

    Neymar po verteton se i meriton gjithe leket e shpenzuara per te.sikur ti jepnin po aq shanse para portes si Mesit, Barca do behej edhe me e forte.

  5. muzapopullore says:

    Epersia e Barçës ishte prej deficenses se Ancellotit….Gareth Bale sulmues i fshehur !?!? Vetem Flamur Noka mund te shpike pozicionime te tilla (edhe Ancelloti kuptohet)

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Epersia e Barces ishte prej filozofise se saj .
    U lodha duke e perseritur qe BALASHI BALE ,ishte deshtak dhe njiherit Deshtimi me i madh i ADOLESHENTIT 70 vjecar .PEREZIT .
    RONALDA ,kjo DESHYAKE qe SIMULON dhe aktron ne menyren me te shemtuar po aq edhe QESHARAKE ,mori ate qe deshi .
    Edhe pse ne leter TATA qendron me poshte se ANCELOTI ,per mua TATA ne kete ndeshje ishte me LART TAKTIKISHT ku edhe pse me nje mbrojtje COPE-COPE dhe me emergjenca ARRITI QE TA MPOSHTE NGREHINE edhe ashtu te KALBUR qe quhet REAL .
    Shitja e OZILIT ,HIGUAINIT , rezultoi fatale per REALIN ky fare ekipit qe nuk ka fare nje strategji te tijen se si mund tu pergjigjet zhvillimeve REVOLUCIONARE te futbollit te sotem .
    Lus ZOIIN qe REALI te shes edhe DI MARIAN .
    Per sa kohe ANCELOTI do te vazhdoje qe te marre leksione nga rrugaci MURINJO qe dje kur ekipi i tij mposhti M.CITYN festoi si SKIZOFREN dhe histerk ,sikur te kishte marre Kupen e Botes ,kjo do te ndodhe ,duke e lene KASIJASIN ne stol .
    Ne se KASIJASI do te ishte ne loje do teluhej tjeter MELODI .
    Neymar eshte sic edhe e kam thene me pare lojtar VIZIONAR por i duhet kohe qe te rritet .
    TATA u tregua shume i avancuar me NEYMARIN kur e vendosi ate ne pozicionin e MESSIT dhe kete te fundit e la ne poziten e mezfushorit dhe te SHKATERRUESIT ,gje te cilen sic edhe Guardiola e permend ,MESSI e kryeu shume mire .
    Kam edhe nje deshire : Do Zoti qe REALI te shese edhe DI MARIAN qe per mua pas OZILIT eshte me INTELIGJENTI midis te gjithe IDIOTEVE te REALIT .
    Megjithate LA-LIGA eshte me e hapur se kurre ,fitorja e BARCES ,nuk do te thote asgje kur edhe pse eshte +6 nga REALI ,por eshte vetem +1 nga ATLETIKO e cila dje me fitoren 5-0 ndaj BETIS po shfaqet me e frikeshme dhe me AGRESIVE se me pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje