Trajneri i Interit, Valter Maxarri, beson se ai i ka kthyer zikaltërit drejt rrugës së titujve, para duelit me ekipin që mban vendin e katërt në Serie A, Verona.
Dështimi për të fituar në tri ndeshjet e fundit i sheh zikaltërit në vendine pestë, me nëntë pikë më pak se Roma, por Maxarri, i cili erdhi gjatë kësaj vere, nuk ka dyshime se lojtarët janë pranë një suksesi të jashtëzakonshëm.
“Nuk ka lidhje ku jemi tani, ajo që ka rëndësi është se ekipi po rritet dhe se si do të përfundojë sezoni. Ne duhet të shikojmë përtej rezultateve dhe të shikojmë si kemi luajtur.
Ne jemi në rrugë të mirë. Interi do të jetë konkurrues përsëri. Jam i sigurt për këtë. Historia dhe tradita e këtij klubi e diktojnë këtë.
Ne e kemi nisur sezonin shumë më mirë se sa kemi pritur, por ne nuk duhet që të nënvlerësojmë gabimet në mbrojtje. Ne duhet që çdo detaj ta studiojmë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë askënd dhe asgjë, ne duhet të mbajmë baraspeshën. Lojtarët meritojnë lëvdata për unitetin, karakterin dhe organizimin”, ka deklaruar Maxarri.
Si jo mor trim, po te hedhi ai surratverdhi nja 200 milione EURO ne merkato, pse te mos vijne dite te arta…
forza Inter!! eshte e vetmja skuader Italiane qe nuk ka ren asnjer nga kategoria, dhe e vetmja skuader qe ka fituar tre kupat me te rendesishme brenda nje viti!! edhte skuadra e te gjithve, INTERNAZIONALE
ik mor tope!
me tope se ky hansi nuk ka
dukesh shume idiot.
e daku sa vjeç je?se duhet te presesh dhe 45 vjet te tjera per trofeun e rradhes……
jo do pres 80 vejt si Bjuventusi per ta fituar, ose 44 vjet si BBmilani pa fituar asgje as kupen e gjyshit.
Meso historin pastaj komento shoku ermal.