Robino nuk ka ndërmend të largohet nga Milani: Do qendroj edhe 10 vjet

25 Tetor 2013, 15:20Sport TEMA

Është një nga lojtarët që prej dy vitesh është në diskutim tek Milani, drejtuesit e të cilit bënë përpjekje të mëdha për ta shitur, por nuk fund nuk ja dolën dot, duke qenë se Santosi nuk pranoi ta blinte.

E megjithatë, braziliani Robinjo duket i vendosur të qendrojë në Milano. Edhe pse nuk është titullar, ai thotë se dëshiron që të qendrojë edhe 10 vjet të tjera te Milani.

“Dua të qendroj këtu edhe 10 vjet të tjera. Sapo kam rinovuar kontratën dhe jam krenar për këtë gjë. Tashmë jam i lumtur sepse po luaj gjithmonë dhe sepse ka ardhur vëllai im, Kaka. Dua një vit pozitiv me Milanin, pasi në prag është Botërori”, ka thënë Robinjo.

Tashmë tifozët e Milanit duhet të ndihen të qetë. Edhe për shumë vite të tjera do të shohin spektakël në fushën e futbollit me Robinjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje