Bajerni ofertë shokuese për Mesin, 125 milion euro

25 Tetor 2013, 15:10Sport TEMA

Bajern Mynih ka bërë një ofertë të çmendur verën që lamë pas, për të marrë nga Barcelona lojtarin më të mirë në botë, Lionel Mesi.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Bajerni ka ofruar plot 125 milion euro, në mënyrë që ta transferojë në “Allianz Arena” fituesin e katër herë të “Topit të Artë”.

Por, oferta e Bajernit është hedhur poshtë nga drejtuesit e Barcelonës.

Kjo, edhe për shkakun se klauzola për prishjen e kontratës me Lionel Mesin, është plot 250 milion euro.

Por, Bajerni duket se nuk ka ndërmend që të dorëzohet.

Shumës prej 125 milion eurove, bavarezët pritet që t’i shtojnë edhe 125 milion të tjerë gjatë merkatos së verës, në mënyrë që të plotësojnë shifrën prej 250 milion euro, aq sa është klauzola për prishjen e kontratës së Mesit.

Shumën shtesë prej 125 milion euro, Bajerni pritet që ta sigurojë nga një prej sponsorëve të vet, Adidas.

Megjithatë, e gjitha kjo duket se fantashkencë, pasi do të ishte e ekzagjeruar të paguaje 250 milion euro për blerjen e një futbollist. Qoftë ky edhe Lionel Mesi.

13 komente në “Bajerni ofertë shokuese për Mesin, 125 milion euro”

  1. BERTI says:

    LOJTARI I VETEM SE BASHKU ME RONALDON QE MUND TI MERITOJN AQ LEKE PER KARTONIN E TYRE

  2. Tiku says:

    Blini ate legenin Alexis, jo Messi-n.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Klubi i Barcelones, ditet e fundit deklaroi se Messi vlen 500 miljon euro, mos po pergatitet Barcelona te shese Messin dhe me kete shume kerkon qe ta kaloje shifren prej 250 milj euro?
    Si dihet paraja ben hatane, shifni rastin e Saimirit ke Fiks Fare qe u shit tre here me shtrenjte.

    1. Astriti says:

      Hahhaha shyqyr se i kishte marr frymen doktorit

  4. enea says:

    Bayerni eshte ekip leshi…

    1. Argita_B says:

      Me i mire se Bayern eshte AEK u i Athines… Ska len titull pe fituar ne Evrope dhe te gjithe lojtaret qe ka jane me te famshmit e te gjitha koherave..

    2. ledi says:

      tifoz juventin ti me siguri

  5. robin says:

    nese barcelona e shiste per 125 mil euro messin do te bente mire!sipas mendimit tim messi tani eshte ne renie e siper,dhe po filLon te demtohet me shpesh.ndersa bajerni nuk ka nevoj PER NJE FUTBOLLIST SI MESSSI,SEPSE ESHTE NJE SKUADER E KOMPLETUAR.PER SA I PERKET SAIMIRIT FIKSIT:BERI MIRE QE IKU SE NA CANTE RROCKEN PER NATE.

  6. Albania1 says:

    Nuk e kam simpatuzuar asnjihere si lojtar, mund te jete shume shume i mire ..por nuk ka shpejtesin dhe forcen fizike ?
    Ecen si nje breshk dhe bie si pule e lagur

  7. AJ NEW YORK says:

    Besoj se Jane perralla gazetaresh kto bayern eshte skuadra ma e mire ne bote edhe ska nevoj per mesin,, 120 miljon Jane shume por edhe mund ti paguaj bayern ndersa 250 miljon ateherna futbolli sdo kishte me vlere

  8. Auloniat says:

    Do të ndodhë, ajo që ndodhi, kur ishte tek Barcelona, Ronaldinho. Kur Neymar të jetë gati, që të udhëheqë Barcelonën, atëhere do të largohet Messi. Tani, meqë disa u mërzitën nga Messi, ai po bën ca pushime. Besoj që ata që ja fusin kot, po ju shijon futbolli i bukur sporadik. Se nga ai vazhdimisht e vazhdimisht i bukur u mërzitën. Punë shijesh kjo.

  9. kosovari X says:

    “Albania 1” mendimi yt pèr Mesinè se nuk e ke simpatizu kurrè nuk do tè thot se Mesi nuk vleka si futbollustè… ! Nuk di a e ke vènè re kur ai èshtè nè aksion shpejtèsia e tij èshtè e jashtèzakonshmè! Ndèrhyrjet ndaj tij janè shumè tè ashpra dhe mèzalla se rrèzohet shpejt! Pastaj nèse nuk do ishte kaq i mirè nuk do arrinte tè merrte 4 her topin e artè ! Golat e tij janè fantastik. Me duket se Milanit i shènoi njè gol i rrethuar nè mesin e 4 lojtarève dhe me njè gjysèm hapi gjeti kèndin. Personalisht unè psh. nuk e simpatizoi Rolando mendjemadhin ,por nuk do tè thotè se ai nuk èshtè futbollist i mirè…!!!

    1. Albania1 says:

      Dhe Fazllici eshte mik i Berishes dhe ka dhjetra hidrocentrale ne shqiperi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje