Kur u sollën nga Senegali në Kosovë, u ishte premtuar “Parajsa”, ndërsa në fakt gjetën vetëm “Ferrin”.
Ata sot nga një hapësirë një dhomëshe në një motel të Prishtinës të cilën nuk e kanë paguar prej një muaji, rrëfejnë se si janë mashtruar dhe nuk kanë para as për të ngrënë bukë.
Madje ata edhe shtratin e ndajnë bashkë.
Të zhgënjyer dhe të hidhëruar, ata si praktikues të rregullt të fesë islame thonë se nuk e kanë pritur një gjë të tillë, pasi e kanë ditur se po vijnë në një vend me popullatë ku shumica janë mysliman.
E tëra që dëshirojnë ata tani është të angazhohen të luajnë futboll diku, që të paktën të sigurojnë nga 1 mijë euro për bileta, për t’u kthyer në atdhe, në Senegal.
Për momentin gjithçka që u ka mbetur është besimi tek Zoti, pasi tek njerëzit e kanë humbur.
1 muaj pa paguar motelin, jetojnë me 5 euro në ditë
Si shumë të rinj afrikanë të cilët ëndërrojnë që të krijojnë karrierë në futboll, janë edhe 20 vjeçari Mouhamado Ndiaye dhe Hadji Malick, 23 vjeç.
Të dalë nga dy familje të mëdha afrikane, ata si rrugë të vetme për mbijetesë kanë parë futbollin.
Mirëpo kjo rrugë nuk po u del edhe aq e lehtë. Ata me 3 shkurt të këtij viti kishin arritur në Aeroportin e Prishtinës, si përforcimet më të mëdha të skuadrës nga superliga e Kosovës, Hajvalia, të sjellë nga menaxheri Hamdi Mehmeti.
Ata u paraqitën me sukses në muajt e parë.
Mirëpo ajo të cilën ata menduan do të ishte një aventurë interesante dhe e lumtur për ta, doli të jetë një nga përvojat më të këqija të jetës së tyre.
Menaxheri Mehmeti, i cili për një kohë ishte edhe aksionar në klubin e Hajvalisë, me t’u tërhequr nga klubi nga paralagjia e Prishtinës, ka tërhequr edhe dy futbollistët senegalez që luanin aty.
Mirëpo, përveç lënies pa skuadër, ai duket se nuk është kujdesur që t’u gjejë një klub tjetër, ndërsa kohëve të fundit si duket ka harruar edhe detyrimet që ka ndaj tyre, meqenëse ka kontratë 2- vjeçare me të dy.
“Ne kemi kontratë 2- vjeçare me Hamdinë, mirëpo ai nuk po e respekton atë. Nuk kemi folur për një kohë të gjatë në telefon, pasi ai jeton në Zvicër, ndërsa ne na ka harruar. As nuk e ka paguar vendin ku po qëndrojmë e as para për shpenzime ditore nuk po na dërgon. Ne flemë në të njëjtin krevat dhe jeta ka filluar të bëhet e mërzitshme këtu”, ka thënë 20 vjeçari Ndiaye.
“Pronari i motelit është treguar shumë i mirë me ne dhe po na lejon që të qëndrojmë këtu, edhe pse ka kohë që nuk kemi paguar. Tani më vjen edhe turp t’i dal përpara, pasi na kanë pritur mirë, por edhe atij mund t’i mërzitemi dhe të mos na lejoj më të qëndrojmë”, shton 23 vjeçari Hadji Malick.
“Nuk ka problem që nuk kemi bukë, Zoti është i madh”
Si besimtarë të fesë islame, ata rrëfejnë se mezi kanë pritur që të vijnë këtu, pasi e kanë ditur se vendi është me popullsi myslimane.
“Njerëzit në përgjithësi janë të mirë këtu, pasi edhe i përkasim të njëjtës fe, nuk kemi pasur problem asnjëherë”, shton 20 vjeçari.
“Mirëpo menaxheri jonë nuk është treguar korrekt me ne. Ai edhe sot nuk po na përgjigjet të na tregoj se çfarë të bëjmë”, ka shtuar ai.
Ndiaye rrëfen se me para rregullohen si të munden, ndërsa jo rrallë ka ndodhur që edhe t’u kërkojnë familjes në Senegal dhe shokëve të tjerë që kanë nëpër Evropë.
“Po të mos ishte familja të na dërgonte para disa herë dhe një shok i imi në Austri, nuk e di si do t’ia bënim për bukë”, rrëfen Ndiaye.
“Të dy jetojmë me 5 euro në ditë. Nuk janë shumë, mirëpo nuk e kemi luksin të shpenzojmë më shumë”, ka thënë Ndiaye.
Ndërkohë, 23 vjeçari Malick ka rrëfyer se kushtet e vështira kanë filluar ta mërzisin këtu.
“Jeta ka filluar të bëhet e vështirë këtu. Nuk kemi para, jo edhe aq shok, ndërsa as futboll nuk po luajmë”.
Falin Sabahin dhe fillojnë ushtrimet në 4 të mëngjesit
Edhe pse nuk janë të aktivizuar në ndonjë skuadër për momentin, ata për asnjë moment nuk i kanë ndërprerë ushtrimet.
Ata zgjohen qysh para lindjes së diellit ku kryejnë lutjet e mëngjesit dhe më pas dalin për të vrapuar që ta mbajnë veten në formë, në rast se u ofrohet ndonjë mundësi për të luajtur ndokund.
“Çdo ditë falim mëngjesin dhe pastaj dalim për të vrapuar. Duam që të mbajmë veten në formë, në rast se na ofrohet ndonjë mundësi për të luajtur futboll në ndonjë skuadër”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Hadji Malick.
Mirëpo kohëve të fundit edhe kjo gjë ka nisur të bëhet e pamundur, pasi siç rrëfen Malick, ai gjatë tërë ditës ha vetëm bukë thatë, pasi është më lirë. Dhe, me këtë lloj ushqimi, sipas tij, është vështirë të fitosh fuqi.
“Është e vështirë të vraposh disa kilometra kur ha vetëm bukë thatë. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për ushtrimet, ndërsa ne nuk kemi mundësi që të hamë si duhet”, ka shtuar ai.
“Nëse Meda na pranon te Hajvalia, ne do ta prishim kontratën me Mehmetin”
20 vjeçari, Mouhamado Ndiaye, të cilin e ka marrë malli që të luajë futboll, ka thënë se dëshiron shumë që të rikthehet te Hajvalia për të luajtur.
Ai ka shtuar se nëse presidenti i klubit Hajvalia, këngëtari i njohur kosovar, Meda, do t’i pranojë ata në skuadër që të dy do t’i prishin kontratat me menaxherin Hamdi Mehmeti.
“Ne nuk kemi kurrfarë problemi me Hajvalinë. Atje ka shumë njerëz të mirë dhe që na kanë respektuar shumë. Ende vazhdojnë të na flasin dhe të në përkrahin në mënyra të ndryshme. Kështu që, nëse Meda na pranon në skuadër, ne do t’i prishim kontratat me Hamdin, dhe do të luajmë me shumë dëshirë aty”, ka thënë Mouhamado Ndiaye.
“Jemi ngujuar këtu, nuk kemi para për bileta që të kthehemi në shtëpi”
Të zhgënjyer nga eksperienca e keqe, ata thonë se edhe pse dëshirojnë të largohen, kanë mbetur të ngujuar në Kosovë.
Nuk kanë para për bileta, ndërsa as skuadër nuk po mund të gjejnë. Presion për tu kthyer në shtëpitë e tyre po u bëjnë edhe familjet, të cilat janë mërzitur për situatën e bijve të tyre në Kosovë.
“Pasi nuk po arrimë që të luajmë askund, me shumë dëshirë do të ishim kthyer në shtëpi. Mirëpo edhe kjo është e pamundur, pasi kemi mbetur të ngujuar këtu. Një biletë për në Senegal kushton mbi 1 mijë euro, ndërsa ne nuk kemi aq para”, ka thënë Hadji Malick. /Zeri
Shpresoj te mos jeni shqepur nga poshte o bijte e Senegalit, apo nuk e kane si sac ata vellazerit tuaj muslimane ne Kosove. Ju shkofte mbare, faluni ne 04;00, kercitjani njeri-tjetrit ne 07:00, gjume dhe syfyrin pastaj..
Jome i bindur se keta as leje te qendrimit ne kosove nuk kane por nese esht keshtu sic thone keta pse nuk e donencojn rastin ne polici pasi qe aty shpresoj qe do te gjindtet drejtesi per keta.
po ça lesh drejtesie ka ne kosove mor vlla.ata nuk guxojn te kalojn lumin e mitrivices dhe ti thu drejtesi..
hahahahahaha o berati KOSOVE- kujt ti drejtohen o njeri.
ashtu si kan ardhur tja mbathin nga kan ardhur
po te pakten ai presidenti leshit,tju pres nga nje bilete qe te kthehen ne vendi e tyre se jan gjynah
ata jane si ne vendin e tyre , senegaleze ngrini sumen bashke me arabet kosovare dhe mos kerkoni buke , zhamira keni sa te dhisni , ate nuk donit
ZORO si te kesh kapsllek dil knej kufinit ta ngrehim edhe ty sumen sa te kesh qejf e ta fusim mullarin e dhe ty.