Ish-trajneri i Mançester Junaited, Sër Aleks Ferguson, ka deklaruar gjatë prezantimit të autobiografisë së tij, se Juventusi i viteve ’90, ka qenë model për ekipin e drejtuar nga ai.
“Juventusi përfaqësonte një model për ne në vitet ’90, duke qenë se dominonte në Europë. Fitorja në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve në “Dele Alpi”, për ne ishte demonstrim i rritjes sonë”, ka thënë Ferguson.
Juventusi gjatë atyre viteve arriti që të shkonte tre herë radhazi në finalen e Ligës së Kampioneve, gjë që deri më tani nuk e ka arritur askush në futbollin modern. Ndaj dhe është e kuptueshme përse bardhezinjtë përfaqësonin një model për legjendën skoceze, Aleks Ferguson.
Duke folur për Devid Bekam, Ferguson ka thënë se “ai ishte një një futbollist i madh, por që kur u dashurua me Viktorian, futbolli nuk ishte më një prioritet për të. Ndaj dhe vendosëm ta shisnim tek Real Madrid.
Ferguson ka thënë se nuk pendohet për tërheqjen nga Junaited dhe pohoi se nuk ka ndërmend më që të rikthehet të stërvisë.
Ai pohoi gjithashtu se është kërkuar nga Çelsi dhe dy herë nga Federata Angleze e Futbollit gjatë kohës që drejtonte Junaited, por i janë dashur vetëm 10 sekonda për të refuzuar këto oferta.
paska zgjedhur modelin e duhur o alex! modeli qe quhet rrubentus.qe shkoi ne finale 3 here radhazi,dhe fitoi 1 here, edhe ate e fitoi me penallti kunder ajaxit.juventusi i viteve 90 nuk dominonte serine A e jo me europen.
Ka lajthitur i shkreti. Juventusi u fitoi ne 1998 duke vjedhur. Mesa di une ne vitet 90 dominonte Milani, por hajd mo.
Ferguson i referohet viteve 1996 e siper,kur ne krye te JuveMutus ishte Lippi dhe Moggi,kte e gje e dija me pare sepse ne nje interviste te atyre viteve Ferguson u prononconte keshtu, e mbyllim JuveMutusin ne porte,dhe shenojne gjthnje ata.
Ketu fillon dhe miqesia me Marcello Lippin
E megjithate ai ka then nj te vertete !