Formacioni i Vokrrit, jashtë Cana e Behrami

22 Tetor 2013, 15:07Sport TEMA

Një 11-ësh i përfaqësueses së Kosovës pa Lorik Canën dhe Valon Behramin. Ky është mendimi i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, gjatë një bisede për gazetën “Arena”. Kreu aktual i FFK-së nuk e fsheh gatishmërinë për ta udhëhequr vetë Kombëtaren kosovare në të ardhmen. Me Berishën, Mavrajn, Mustafin, Ajetin, Abrashin, Mehën, Bashën, Xhakën, Shaqirin, Januzajn e Beqirajn titullarë, por pa Canën e Behramin, Vokrri thotë se lehtë do mund ta befasonte globin. Gjithsesi, ëndërr kjo vështirë e realizueshme, por jo e pamundur. Ndoshta Bosnja nuk do të jetë shteti i fundit, i cili e befasoi botën, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, “Brazili 2014″, vetëm pas 20 vitesh si shtet i pavarur. Një mrekulli akoma më të madhe pritet nga shteti tjetër i ri ballkanik, Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008. Një gjë të tillë e paralajmëron edhe vetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ish-futbollisti i famshëm kosovar është shumë i bindur se përfaqësuesja kosovare do të “eksplodojë” në arenën ndërkombëtare me më pak vite shtetësi sesa Bosnja. Lojtarët Vokrri thotë se Kosova mund të debutojë në arenën ndërkombëtare me skemën 4- 2-3-1.

Ai planifikon që ruajtjen e portës t’ia besojë Etrit Berishës, ndërsa në vijën e mbrojtjes ëndërron duke luajtur Mërgim Mavrajn, Shkodran Mustafin, Amir Abrashin dhe Arlind Ajetin. Para tyre, Vokrri vendos Alban Mehën e Migjen Bashën, ndërsa mesfusha e formacionit të tij përbëhet edhe nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kurse supertalentin e Mançester Junajtid, Adnan Januzajn, Vokrri shpreson ta shohë duke luajtur prapa sulmuesit Fatos Beqiraj. Mirëpo, sa i përket këtij formacioni, Vokrri shton se ai mund ta ketë aty-këtu ndonjë ndryshim, pasi pjesë e planeve të tij janë edhe: Anel Raskaj, Loret Sadiku, Valdet Rama, Besart Berisha, Burim Kukeli, Kristian Nushi dhe shumë të tjerë.

“Ky do të ishte formacioni më i mirë, por duhet t’u kujtoj se ne i kemi identifikuar rreth 80 futbollistë, të cilët mund të kontribuojnë në përfaqësuesen e Kosovës”, – u shpreh legjenda e futbollit kosovar. Ndërkohë, në formacionin ideal të përfaqësueses së Kosovës, të cilin Vokrri e ëndërron, nuk figurojnë emrat e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana dhe mesfushorit të Zvicrës, Valon Behrami.

“Cana kategorikisht e ka mohuar mundësinë për të luajtur me Kosovën, sepse dëshiron të qëndrojë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar vetë ai. E njëjta situatë është edhe me Behramin. Sikur këta të dy të kishin shprehur gatishmëri, sigurisht që do të gjenin vend në formacion”, – përfundoi Vokrri.

10 komente në “Formacioni i Vokrrit, jashtë Cana e Behrami”

  1. Arber Stafa says:

    Armando Duka krimineli dhe kryemafiozi i basteve te kombetares Shqipetare. Nje funderrine.

  2. Leo says:

    Aha ketij i passka Pjerdhur truri.. Pse nuk merr edhe Ronaldon.. Messin . dhe disa te tjer keshtu qe kan ngelur ne stol ?

  3. fieraku4u says:

    HAJDE FADIL HAJDE, AKOMA KE NOSTALGJI PER KOHEN E XHAXHI TITOS…POR MERRI KETA KOSOVARET, SE NUK KAN BERE NDONJE GJE TE MADHE DERI TANI.

    ATY KU ISHIM, JEMI AKOMA, EDHE MOS ME KEQ.

    EHHHH AJO ISHTE KOHE E BUKUR, KUR FORMACIONI BAZE KISHTE SHQIPTARE NGA SHQIPERIA, QE LOZNIN ME ZEMER.

    IGLI TARE
    EDVIN MURATI
    ALBAN BUSHI
    ERVIN SKELA
    FOTO STRAKOSHA
    ALTIN RRAKLLI
    ALTIN LALA

    GJITHESI TE PRESIM E TE SHIKOJM SE SI DO SHKOJN GJERAT…

  4. kosovari X says:

    More Fadil,dèshira èshtè dèshirè por Shaqiri ,Januzaj,Xhaka e ndonjè tjetèr sma ha mendja se pranojnè…
    Cana èshtè i vendosur pèr njè kombètare shqiptare,kètu ai ka plotèsisht tè drejtè…,ndèrsa Behrami thyeft qafen…!

  5. Astriti says:

    E verteta esht qe po te kishte kombetare Kosova me te vertet qe do te befasonte Boten.

  6. o FADILO says:

    UNE THEM TE MARRESH EDHE NDONJE LOJTAR NGA SHQIPERIA…………

  7. Tifozi Ilir says:

    Shqiperia dhe Kosova duhet te kene kampionat kombetar (lexo perseri kombetar) dhe kombetare te perbashket. Cdo alternative tjeter eshte humbje per te dyja.Pefaqesuesja e futbollit te cdo vendi quhet kombetare dhe jo shtetare.

  8. ylli rks says:

    Po te kishte halla koqe, i kishin than mixh!

  9. katali says:

    sa paska shkit ky miku na cifliku

  10. sela says:

    E.berisha

    behrami cana sadiku mavraj

    g.xhaka
    januzaj xhemajli

    shaqiri rama
    berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje