Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, ka lavdëruar portugezin e Realit, Kristiano Ronaldo, në prag të “El Klasikos”. Sipas spanjollit, Ronaldo është një lojtar shumë punëtor, që nuk rresht përpjekjet për t’u përmirësuar akoma edhe më shumë.
“Ronaldo nuk ka ndryshuar, ai është lojtari që unë gjithmonë e kam admiruar, për shkak se ai është puntor i madh dhe gjithmonë dëshiron më shumë e më shumë.
Ai është një makinë e vërtetë dhe shumë ambicioz. Ai kurrë nuk ndalet së përmirësuari.
Disa thonë se ai është më i miri, por ai dëshiron të bëhet edhe më i mirë, dhe për këtë arsye unë e admiroj”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, të cilit Ronaldo i ka hapur gjithmonë probleme në përballjet me Realin.
Ronaldo-Messi, ska pike dyshimi qe jane lojtare te paperseritshem por besoj se tani qe nuk eshte nen diktatin e Morinjos, Ronaldo do te shfaqet akoma me mire, se suksesi i Ronaldos gjithmone eshte vyshkur nga egoizmi i bashkatdhetarit te tij Morinjo.
ruaj ate shkiren ti nga ky se os dal dhe ajo ne interviste e te thote qe eshte me i mire dhe nuk resht se u permirsuar