Pele me një libër gjigand, peshon 15 kg dhe kushton 1225 euro

17 Tetor 2013, 14:41Sport TEMA

Ish-ylli brazilian Pele, ka publikuar një libër të ri shumë të madh, i cili kushton 1225 euro dhe peshon 15 kilogramë.

I titulluar “1283”, duke aluduar numrin e golave që Pele mendohet se ka shënuar gjatë karrierës së tij, vëllimi është një përmbledhje historike dhe grafike e karrierës së tij, që përfshin mbi 500 fotografi dhe 1283 tekste me mbi 500 faqe, me secilën kopje të librit të nënshkruar nga vetë lojtari.

Për një shifër prej 1875 euro, fansat mund të porosisin një edicion luksoz të volumit, që përmban një fotografi ikonike të legjendës braziliane pas një ndeshje.

Pele ishte në Muzeun e Imazheve dhe Tingujve në Sao Paolo gjatë të mërkurës për të zbuluar punën e tij, që po ashtu është botuar në një numër simbolik të kopjeve, “1283”.

“Të shikoja të gjitha këto fotografi ishte një moment shumë emocionues, pasi kjo më bëri të mendoj të gjithë njerëzit që më kanë dashur dhe mbështetur gjatë karrierës: familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët”, ka thënë 72-vjeçari përmes Twitter.

Përveç Brazilit, libri do të promovohet edhe në New York, Londër dhe Dubai, dhe do të mund të blihet në librari të veçanta të hënën.

6 komente në “Pele me një libër gjigand, peshon 15 kg dhe kushton 1225 euro”

  1. The King says:

    1283 jane dhe golat qe ka bere ky pordhaci me cunat e lagjes,,,,,

  2. Magelani nga Elbasani says:

    Po ky po shet libër,apo letra me kile?!

  3. Magelani nga policani says:

    Asht me euro apo me lek cmimi

  4. Auloniat says:

    Brazili né vitet 58-62 pati disa fubollistè tè mrekullueshèm, si Zhilmar, Xhair,Djalma Santos,Nilton Santos, Britos, Didì, Vavà, Garrincha etj tè cilèt sot s’i pèrmend askush. Ky né 58 ishte njè buzèqumèsht. Brazili né 58 ishtè aq i sigurt né fitoren e botèrorit, sa qè futi dhe kètè çilimiun. Katèr vjet mè vonè né finalen e 62-shit, ky s’ka qènè fare. Flas per finalen, jo per ndeshjet e tjera tè botèrorit dhe Brazili me formacionin e mrekullueshèm doli kampion bote, pa tè. Né 66 ata qè kishin mbetur nga brezi i mrekullueshèm i atyre viteve ishin né fund tè karrierès, kurse ky ishtè vètèm 25 vjeç, Brazili dèshtoi qè né grup. Maradona doli kampion Bote me njè argjentinè qè kish vetèm dy lojtarè tè nivelit botèror, Valdano dhe Burruchaga, tè tjetrèt ishin thjesht lojtarè tè mirè. Né 1970 nuk e di
    nèse ai Brazil do tè kishtè dalè kampion, pa tè, por, ai Brazil kishtè edhe ai disa lojtarè tè nivelit botèror. Né finale pastaj i vajti njè Itali e superlodhur, nga gjysmèfinalja e famshmè me Gjermaninè. Sa per 1283 golat,janè thjesht njè mit koti. Ai per shènim golash as qè i afrohej fare Gerd Mylerit. Messit?! Nuk i qasqet as né èndèrr. Sigurisht qè i ka shènuar me kalamajtè e lagjes. Eh si èshtè kjo punè. Ata qè e meritojnè janè harruar. Kujtohet ky????!!!!.

    1. Alby says:

      te thuash qe Pele ishte buzequmesht ne 58 me duket tendencioze…..vlen te kujtoj se ky buzequmesht u ngrit ne krahe pas finales me suedine ku shenoi 3 here….je shume subiektiv dhe shume te tjere ketu po ashtu.jeni thjesht tifoza te nje ekipi apo lojtari por jo tifoza te futbollit sepse te hedhesh balte mbi Pelen si futbollist eshte thjesht marrezi.krahasimet mes futbollistesh qe i perkasin brezave te ndryshem jane te pasakta ne pergjithesi dhe jo vetem mes Peles dhe Maradones.Sa per 66 o mik shiko cik ne youtube kasapet e portugalise si e kane nxjerre nga fusha Pelen…po ashtu dhe ne 62 ata te kilit qe nuk e lane per finale….u lodh italia nga gjermania dhe ndaj humbi????a je esell apo ke pire??? shiko vetem golat te kuptosh qe cdo gje ka qene vetem skema ku lojtaret pasonin pa pare njeri tjetrin….edhe sa per dijenine tende ai Brazil i 1970 bashke me ate te 82 mbahen si kombetaret me te forta ne historine e futbollit.Sa per maradonen qe merrte ekipet me vete dhe fitonte nuk jam dakord sepse para se te vente te napoli ku fitoi titull dhe uefa pra jo kupe kampionesh si nivel absolut maradona luajti ne barcelone dhe nuk shkelqeu aspak.Vlerat nuk i mohonen sepse dhe ai ishte nje legjende por keto jane marrezira.lojtaret shikohen per impaktin qe kane patur secili ne kohen perkatese dhe e verteta eshte qe Maradona ne kohen e vete ka qene idhull ne Napoli dhe argjentine ndersa Pele ka qene me global.normalisht shumica e atyre qe do me kundershtojne as qe do e kene pare ndonjehere pelen video por kjo eshte e verteta.shume hedhin balte mbi nivelin e futbollit te asaj kohe por ju them qe edhe mbrojtesat e kohes se maradones nuk ishin aq te mire sa te sotshmit as fizikisht ndaj them duhet pare impakti i secilit ne kohen e vete. O “Rei” ngelet vetem nje.

  5. Ai qe shef ,dhe qesh me Gomaret. says:

    Une jam tifoz i Brazilit dhe them se si Maradona nuk nxjerr bota me,sepse i merrte ekipet nga fundi dhe i nxirrte Kampion kjo eshte Merite e pa diskutushme, por qe te quhet Porrdhac Pele kur mrojtsit ne ate kohe futeshin ne fushe me thika ta fshehura ne gete, sikur nuk ka lezet, ky eshte pas Maradones, ku ne qofte se ju kujtohet vetem Xhentile i Italise i ka bere 37 nderhyrje te pa rregullta Maradones dhe nuk i kane dhene asnje karton te verdhe, me nje fjale -dje sulmuesit e kane pase te veshtire, sot e kane me te lehte ne saje te rregullave, PELE ESHTE NJE GJENI POR PAS MARADONES-.Une po qesh se e di se Gomaret gomare ngelin, e kane prejarrdhjen nga BRSS-ja,dhe qe ne 1941-shin jane te instaluar ne token e Shqipeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje