Perez premton: Në verë tek Reali vjen Falkao

15 Tetor 2013, 14:53Sport TEMA

Transferimi i sulmuesit kolumbian, Radamel Falkao tek Real Madrid, ishte një nga opsionet më të besueshme në merkaton e kaluar. Por, madrilenët u tërhoqën në fund dhe për këtë arsye, ish-sulmuesi i Atletiko Madrid u transferua në Francë tek Monako.

Por, prej kohësh flitet se ai mund të vishet madrilen në merkaton e janarit, duke parë edhe problemet në sulmin e Realit.

Por, kjo gjë me shumë gjasë nuk do të ndodhë në merkaton e janarit, por në atë të verës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Realit, Florentino Perez, sipas të cilit, ëndrra e Falkaos është pikërisht që të luajë për Real Madrid.

“E di që Falkao kërkon të luajë për Real Madrid, por në janar nuk do të bëjmë asnjë lëvizje. Në merkaton e verës do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Falkaon në Madrid”, ka thënë Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje