Viktor Valdes shumë pranë Monakos

15 Tetor 2013, 14:47Sport TEMA

Duket se portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, e ka zgjedhur destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Metro”, Valdes ka vendosur që të luajë për Monakon, ku pritet që edhe të mbyllë karrierën e tij.

Ky sezon i Valdes tek Barcelona është i fundit, duke qenë se i përfundon kontrata.

Por, pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës dhe lojtarët kryesorë të ekipit, kanë kërkuar disa herë me ngulm që ai të rinovojë, Valdes është shprehur i bindur se cikli i tij tek Barcelona ka mbaruar dhe për këtë arsye kërkon një sfidë të re.

Për të kanë shfaqur interes edhe një sërë ekipesh të Premier Ligës, por duket se tashmë ai ka vendosur përfundimisht që të transferohet në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje