De Biazi: Shqipëria ka grupin e lojtarëve, tani duhet puna për eliminatoret e Europianit

12 Tetor 2013, 14:54Sport TEMA

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi u shfaq tepër i mërzitur pas humbjes me Zvicrën te premten mbrëma në “Qemal Stafa” 1:2.

“Zhvilluam një pjesë të parë jo shumë të mirë, i lejuam kundërshtarit të bënte lojën e tij. Zvicra ishte me fat në rastin e golit të parë, por pati një tjetër rast të mirë pas krosimit të Shaqirit. Përkundrazi pjesa e dytë ishte më e mirë për ne edhe në rastet e krijuara. Ishim të pafat në momentin e traversës së Roshit dhe në goditjen me kokë të Salihit, ndërsa në aksionin pasardhës Zvicra shënoi golin e dytë. Patëm forca për të reguar madje e shkurtuam diferencën, por s’kishte më kohë”.

Duke i bërë një analizë më të thellë këtyre eliminatoreve, De Biasi siguroi se në fushatën e ardhshme ai apo kushdo që mund ta zëvendësojë do të ketë me çfarë grupi të punojë.

“Kishim në dispozicion vetëm Salihin, sulmuesin kryesor të kombëtares, ndërsa Bogdani nuk mund të ishte pjesë e ekipit pasi është pa skuadër. Ju siguroj që Kapllanin e ndjek cdo ndeshje, sepse jam shumë i interesuar për gjendjen e sulmuesve, por ky është realiteti. Gjithsesi, duhet ta pranojmë se kjo ishte vetëm një pikënisje, sepse nuk mund të arrish objektiva madhorë në një kohë të shkurtër. Këto eliminatore duhet të na shërbejnë si pikënisje për të ardhmen, pasi unë apo kushdo trajner tjetër që do të marrë drejtimin e skuadrës, do të ketë më çfarë grupi të punojë. Nuk jemi të pjekur deri në atë pikë për të kaluar skuadrat që në letër janë më cilësore se ne. Kujtoj humbjen me Slloveninë, apo atë me Islandën, kur madje kaluam të parët në avantazh. Kemi një skuadër të re, e cila ka nevojë për përmirësime në disa reparte”.

Sa i përket pozicionit të tij, De Biasi la të kuptohet se mund ta vijojë karrierën në krye të Shqipërisë.

“Duhet të mbarojmë eliminatoret, të bëjmë analizën, më pas do të ulem me bashkëpunëtorët e mi dhe do të bëjmë zgjedhjet. Nuk mund të hedhim pas krahëve atë që kemi bërë. Ndoshta mund të krijojmë një grup më homogjen që të mos bëjmë më shumë ndryshime”.

12 komente në “De Biazi: Shqipëria ka grupin e lojtarëve, tani duhet puna për eliminatoret e Europianit”

  1. Eno says:

    Ik ore mbushu ti. Laje mire ate goje para se te flasesh per DeBiazin.
    Ku merr vesh krutoni nga futbolli ?

  2. igli says:

    De Biasi e gjeti ekipin me 5 lojtar, solli mbi 20 lojtar te rinj dhe do te sjell te tjere. Ai duhet te vazhdoj dhe te na kualifikoj per ne europian.

    Mund te them se me freskimet qe beri eshte trajneri me i mire i 20 viteve te fundit.

    1. kruja says:

      Jemi ne vend te parafundit ku kemi qene gjithmone.Niveli i lojes se kombetares bie nga ndeshja ne ndeshje. DeBiazi ka provuar me shume se 20 lojtare e megjithate nuk kemi as mbrojtje e as sulm.Te siguroj qe edhe po luajtem pa trainier fare vendin e parafundit e kapim vete.DeBiazi po merr rrogen per te fituar ndeshje miqesore.Eshte koha per te provuar dike tjeter.

  3. besi says:

    nuk duhet fajesuar De Biasi per ndryshimet e shpeshta apo eksperimentimet ne fushe,sepse per fat te keq te gjithe lojtaret e mire qe vlejn per kombetaren luajn ne kampionetet e huaja. nese do kishim nje kompionat te forte dhe te shvilluar per nga infrastuktura dhe investimet atehere perzgjedhjet dhe formacioni baze do ish shume me lehte per tu perzgjedhur per rezultate maksimale ne fushe.

  4. Leone says:

    Federata duhet ti vere premio skuadres per kualifikum, se ai nuk vjene vete duhen grumbulluar lojtaret me te mire ne qarkullim.shqiptar ishin por dukeshin qe ishin me larte nga ne.formacioni yne 1-berisha,2-Cana ,3-Mavraj,4-agolli,5-Sadiku,6-Rama,7-Basha,8-Kace,9-Roshi,10-meha,11-salihi por te luajne me skuadrat e tyre .

  5. Futbollisti says:

    Jemi po aq te dobet si ghithmone. Duhet te kemi para sysh qe ishim ne grupin me te dobet ne historin e kualifikimeve. Futbolli eshte zhvilluar kudo. Skuadra si Armenia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Gjeorgjia kan marre po aq pike (ose edhe me shume pike se ne)

    Duhet te ndyrshojme komplet formen e organizimit te futbollit. Nuk mendoj qe kjo munde te behet me nji trajner pa profil si De Biazin.

  6. FANE MIRDITE says:

    Kishim mundesi qe te kalonim ,po rendesi ka qe kemi bere nje ekip te mire. De biasi eshte tranjeri me i mire tani per tani. Po te ndryshojme tranjer komtarja shperbehet ,ai ka krijuar grupin dhe lereni ta vazhdoj .

  7. Balzac says:

    @TOTILA,
    C’po behet me ty uroj te jesh mire?
    Hidh nje sy ketej nga Tema…

  8. fredi says:

    Po nuk u ngrit niveli i kampionatit ton SHQIPTAR, po nuk u krijuan klasa sportive, po nuk u formuan breza ekipesh qe nga mosha shtat vjeç dhe ne vazhdim,ky do te jet rezultati i perfaqsuses son,duhet te mbyllen urgjentisht kalçetot, se jan vetem mjete perfitimi dhe nuk sjellin asgje per futbollin,vetem keshtu do kemi element siç kemi patur me shumic,se lojtaret kosovar, vin me perfaqsusen ton vetem atehere kur nuk i perfill njeri,hiq LORIK CANEN qe ka ardhur me deshir, te tjeret kan ardhur siç thash me siper kur nuk i ka zen njeri me dor vin vetem per interesin e vet,prandaj ne kte menyr me kta lojtar te nivelit te dobet ky esht dhe rrezultati, duhet me qen rrealist.

  9. Billy says:

    De Biasi thote, tani duhet te mendojme per europianin. Para dy vjeteve, kur deshtuam per europianin u tha, qe tani duhet te mendojme per boterorin, e keshtu me radhe cdo dy vjet. Keshtu kemi per te thene edhe pas dy vjetesh.

  10. katarakti says:

    Vetem kur Shqiperia te behet shtet do te kemi kombetare futbolli. Se pari duhet larguar ai Duka. Nuk e di se per çfare meritash e ka ate post, ne mos gaboj prej nja 12 vjetesh?! Pstaj duhet larguar edhe ky De Biazi. Jo se ka ndonje faj te madh. Me krunde nuk mund te besh franxholla, por se nuk ka dhene ndonje gje te madhe. Dhe duhet te vihet nje trajner kombetareje shqiptar, qe duhet paguar ne menyre modeste. Pasi nuk do vrasi gjelin e beut as ai. Qe te shkojme ndonje dite ne Europian apo boteror duhet te bije ndonje meteor me pare qe te shkaterroje gjysmen e planetit. De Biazi ka hallin e pareve, por ai e di mire se nuk mund te arrije asgje ne kete vend te shkaterruar me te tana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje