Trajneri i kombëtares shqiptare, ka thënë sot se është pranë rinovimit të kontratës me kombëtaren. Por, ai i ka cilësuar si të ekzagjeruara shifrat e folur për rinovimin e kontratës së tij.
“Nëse flasim seriozisht dua t’ju them se jemi shumë afër një marrëveshjeje, por firma ende nuk ka ardhur për kontratën e re. Ato ç’ka thuhen për pagën nuk janë absolutisht të vërteta”, tha De Biazi.
Por, “Panorama Sport” shkruan se ka një plan për t’i bërë dalje italianit.
Top Channel publikoi pak ditë më parë, se De Biazi kërkon më shumë se 1 milion euro për të dhe stafin e vet, që të rinovojë.
“E gjithë kjo duket se ka për qëllim të “injektojë” në mendjet e tifozëve shqiptarë se faji për “divorcin” nuk ishte i FSHF-së, por i italianit, që kërkoi kaq shumë para. Në fakt, atij thjesht duket se po i bëjnë dalje. 57-vjeçari italian përfiton afro 22 mijë euro në muaj, shumë ku përfshihet edhe pagesa e tre asistentëve të tij. Ai ka kërkuar 30 për qind rritje të kontratës 22-mujore. Nëse FSHF do që ai ta drejtojë Shqipërinë edhe për edicionin e ardhshëm. Pra, ai ka kërkuar afro 6600 në muaj, ose në total 145 200 euro më shumë në një edicion. Nëse do t’i plotësohej dëshira, De Biazi dhe tre asistentët e tij do të merrnin gjithsej afro 630 mijë euro në edicion”, shkruan “Panorama Sport”.
Pra, ka një diferencë të madhe mes shifrës 1 milion euro që raporton Top Channel, gazetarët sportiv të së cilit janë përdorur shpesh nga Armando Duka dhe 630 mijë eurove që do të përfitonte maksimumi De Biazi dhe ndihmësit e tij.
Nuk e di ku e ka bere shkollen gazetari po aty ku e kam bere une me 22 mije euro ne muaj bejne 264 mije ne vit dhe me rritje 30% nuk shkon 630 mije.6600 euro ne muaj bejne 79200 euro ne vit dhe jo 145 000…..
Duka me duket si kryetar i Mafias. Thashe me duket. Nuk thashe eshte.
Po ketij fisi Duka i ecen fati.
Bejne veze dmth fabrika vezesh, behen deputet, njeri me LSI Leonard Koka dhe tjetri me Fatmir Mediun, pasi u lodh pak.
Sa shume i do zoti kete familje
I rrini afer, se ishalla ngatrohet zoti dhe ju dergo pak fat edhe juve.
Ca behet kshu sa me shume te deshtosh ne futbollin shqiptar aq me shume ua ngre rrogen dhe rinovon kontratat me trajneret fshf
Sbehemi njerez neve jo
O sa mire me qene shqiptar