Galiani: Fyerjet rajonale nuk janë racizëm

9 Tetor 2013, 14:40Sport TEMA

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, është shprehur se fyerjet ndaj një rajoni të vendit, nuk mund të konsiderohen si racizëm. Reagimi i Galianit vjen pas vendimit të Federatës Italiane të Futbollit, që milani ta luajë pa tifozë ndeshjen kundër Udinezes më 19 tetor. Kjo, duke qenë se tifozët e Milanit kishin fyer italianët e jugut.

“E kuptoj se racizmi është problem i madh, një problem botëror. Megjithatë, diskriminimi territorial është diçka më ndryshe. Rregulli për këtë duhet të shfuqizohet.

Asnjë gazetë ose televizion nuk e dëgjoi, mbase sepse nuk kishte asgjë aty. Unë isha në Juventus Stadium dhe vetëm dëgjova shumë brohoritje për Mario Balotelin dhe asgjë tjetër.

Herën tjetër kur kjo të ndodhë, ndeshja do t’i jepet kundërshtarit dhe ata do të kërkojnë edhe ndëshkim me pikë, po ashtu.

Nëse 50 persona bëhen së bashku, atëherë ata mund ta shkatërrojnë klubin me diskriminim racor ose territorial”, ka thënë Galiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje