Ish-trajneri bardhezi, Marçelo Lipi, beson se Juventusi i ka të gjitha mundësitë që të fitojë kundër Realit të Madridit, kur dy ekipet do të përballen dy herë Brenda dy javëve në Ligën e Kampioneve.
“Receta për t’i mposhtur ata është shumë e thjeshtë: duhet të besosh në kualitetet tua dhe të qëndrosh i organizuar.
Një befasi përfundimisht është e mundshme. Çelësi është të besosh në një rezultat të mirë. Juventusi aktual është shumë i ngjashëm me atë timin dhe ka të gjitha karakteristikat për të cilat ka nevojë një skuadër.
Plus, Real Madridi nuk ka qenë shumë i mirë deri tani dhe Juventusi gjithmonë ka arritur të bëjë paraqitje të shkëlqyera dhe të arrijë rezultate të rëndësishme kundër Realit. Unë nuk kam besim se Juventusi do të shfaqë dy paraqitje të shkëlqyera”, ka thënë Lipi për Tuttosport.
Juventusi ka marrë vetëm dy barazime deri më tani, duke e komplikuar kualifikimin për më tej. Për këtë arsye, bardhezinjtë duhet që minimalisht të fitojnë një ndeshje ndaj madrilenëve. Gjë që e kanë treguar shumë herë se mund ta bëjnë.