Runi: Januzaj ka një potencial të madh, është ndryshe nga të rinjtë e tjerë

7 Tetor 2013, 14:40Sport TEMA

Adnan Januzaj është bërë personazhi kryesor gjatë këtyre ditëve pas dygolëshit të tij për Mançester Junaited. Mesfushori me origjinë kosovare ka marrë lëvdata të shumta. Bashkëlojtari i tij tek Junaited, sulmuesi Uejn Runi, ka thënë se Januzaj është ndryshe nga të rinjtë e tjerë.

“Ai ka një potencial të madh. Ai e merr topin, vrapon në mes të lojtarëve dhe ka aftësi të shkëlqyera. Është mrekulli që trajneri e përfshiu atë në skuadër, veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi në disa ndeshjet e kaluara. Ka presion të madh te ne, por trajneri i ka besuar atij dhe ai e shpërbleu atë.

Ai është plot vetëbesim, është gjë e mirë ta shohësh. Shumë lojtarë të rinj të cilët vijnë, janë pak të ndruajtur dhe të turpshëm, por ai duket shumë komfort dhe ka vetëbesim të aftësitë e tij, gjë të cilën duhet ta kenë të gjithë”, ka thënë sulmuesi britanik.

5 komente në “Runi: Januzaj ka një potencial të madh, është ndryshe nga të rinjtë e tjerë”

  1. martinPh says:

    Mjaft me kete djalin ,lereni te luaj e te rritet.Nuk kemi ndonje kontribut per aftesite e tij.Me kaq shume shkrime do ta merni”mesysh”.

    1. Argita_B says:

      Mediat kane nevoje per “lende te pare” te fresket, dhe Januzaj eshte i tille. Nuk thua shyqyr qe shkruajne se vetem per Messin dhe Ronaldon po lexojme. Dhe pse nuk luan per Shqiperine, ne mediat boterore komentohet si belgu me origjine shqiptare, keshtu qe eshte diçka pozitive.
      Sa per ta mare mesysh ajo do varet shume nga personat qe e rrethojne, familja e tij, menaxheri apo te afermit. Nese ka njerez me taban rrotull, ska pse te mos vazhdoje keshtu.

  2. Pilo Lala says:

    Ec perpara ngjyra e kuqe!

  3. askushi says:

    Ne kujtohemi vetem kur eshte i famshem per njerzit tane. Dhe kjo vetem per sportin e futbollit.
    Mendoni sikur nje femije ta rrise dhe te kujdeset tjetri dhe pas 20 vjetesh del tjetri dhe thote eshte djali im.
    Nuk kemi asnje te drejte ti themi te loze me kombetaren. Po te doj vet mire , po nuk do prap mire. Te gezohemi qe arrin sukses dhe eshte shqiptar, pra te na bej edhe ne krenar.

    1. Guxhua says:

      Keshtu duhet te llogjikojne te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje