Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modriç, shprehet se portugezi Kristiano Ronaldo është një bishë e vërtetë. Sipas tij, Ronaldo është futbollisti model, pasi stërvitet si i çmendur.
“Unë e kam ditur se ai është një bishë si lojtar, por shpejt e kuptova se ai është numri një në stërvitje, ose shembulli se si të punohet në stërvitje. Ai është fenomen”, ka thënë Modriç për Novosti.
Kristiano Ronaldo ka shifra të frikshme, pasi në 208 takime që ka zhvilluar për Realin e Madridit, ka mundur të shënojë plot 212 gola.
Jane te rralle lojtaret qe kane efikasitetin e Ronaldos ne futbollin modern. Ndoshta nuk eshte me i talentuari, po ka treguar se me pune dhe vendosmeri nuk ka gje qe nuk arrihet. Karakteri qe ka dhe qe nje pjese nuk i pelqen eshte ne te njeten kohe difekti i tij per sa i perket aparences, po eshte dhe forca e tij, pasi ai e shtyn te stervitet e te punoje aq shume, sa te arrije ne nivelin e perfeksionit.