Martino: Neimar nuk është zëvendësi i Mesit

5 Tetor 2013, 15:23Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, është shprehur se braziliani Neimar duhet të tregojë gjithë cilësitë e tij duke përfituar nga mungesa e Mesit. Sipas Martinos, Neimar dhe Sançez nuk duhet ta shohin veten si zëvendësues të Mesit, por duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.

“Ai është shumë i ri, por ai duhet që të mësohet që të marrë mbi vete ekipin, pasi është lojtar i madh dhe i shkëlqyer.

Në vend se të mendojnë se ata janë lojtarë që duhet të mbajnë barrën, ata duhet të tentojnë të tregojnë më të mirën e cilësive të tyre. Ka mundësi që ta shfrytëzoj Neimarin edhe si qendërsulmues, do të shohim në ndonjë moment tjetër. Ne e dimë se me dëmtimin e Mesit ka konkurrencë mes tij dhe Sançezit”, është shprehur Martino.

2 komente në “Martino: Neimar nuk është zëvendësi i Mesit”

  1. vlora A.J says:

    po mesi ta mbaj ai paguet me shume, Neimar do embaje vitin tjeter me Brazilin .

  2. robin says:

    po totileshi eshte dakord me deklaraten e martinos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje