Del Boske: Italia është në të njëtin nivel me Spanjën

3 Tetor 2013, 14:41Sport TEMA

Trajneri i Spanjës, Vinsent Del Boske, shprehet se mes ekipit të drejtuar nga ai dhe Italisë, nuk ka dallime.

Sipas Del Boskes, pavarësisht se Spanja fitoi 4-0 përballë Italisë në finalen e Euro 2012, të dy ekipet janë në të njëtin nivel.

“Kombëtarja e Italisë është shumë kompetitive edhe e organizuar. Prandeli është një trajner i shkëlqyer, i cili ka treguar aftësinë për të punuar mirë dhe për të nxjerrë rezultate. Unë kam një raport të mirë me të.

Ndaj, ne kemi respekt të madh për Italinë, që është një prej ekipeve kombëtare më të fuqishme në botë, dhe një ekip që ka krijuar probleme për ne.

Ne i mposhtëm ata vetëm me penallti në Kupën e Konfederatave, ndërsa u mposhtëm në një miqësore në Bari. Absolutisht nuk ka asnjë dallim në kualitet në mes nesh dhe tyre,”, ka thënë Del Boske për “Corriere dello Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje