Iker Kasijas mund të përfundojë tek Milani

1 Tetor 2013, 15:00Sport TEMA

Situata e krijuar tek Reali me portierin Iker Kasijas, ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë seriozisht për blerjen e tij në merkaton e janarit.

Kasijas ka përfunduar në stolin rezervë të Realit që prej ardhjes së Diego Lopez janarin e kaluar dhe largimi i tij nga Reali tashmë po shihet gjithmonë e më shumë si mundësia më e mirë për vazhdimin e karrierës së tij.

Sport shkruan se drejtuesit e Milanit tashmë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e portierit të kombëtares spanjolle. Për Kasijas kanë shfaqur interes edhe ekipet e Premier Ligës.

1 komente në “Iker Kasijas mund të përfundojë tek Milani”

  1. udo says:

    Magari te vinte te milani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje