Në prag të derbit të Londrës mes Totenhem dhe Çelsit, Andre Vijash Boas ka zbuluar se Hoze Murinjo nuk e donte atë pranë vetes.
“Unë kurrë nuk kam qenë asistent i tij. Unë isha pjesë e stafit të tij, por kurrë asistenti i tij. Kjo është një prej arsyeve pse unë u ndava prej tij. Unë kam menduar se mund t’i jap atij më shumë, por ai nuk e ka ndjerë se mund të ketë dikë si unë pranë tij.
Kështu, unë vendosa që t’i jap vetes liri dhe të mendoj për karrierën time, që ishte shumë e vështirë. Por, ka ngjashmëri: Porto, Çelsi. Por, ai ka pasur shumë sukses me Çelsin, ndërsa unë nuk kam pasur përvojë të mirë atje”, ka deklaruar Vijash Boas për “L’Equipe”, duke ndezur kështu sfidën me ish-profesorin e tij.
Pune jevgjish
IDIOT!!!