Riberi: Tripleta e vjetshme shton më shumë presionin mbi ne

26 Shtator 2013, 15:16Sport TEMA

Mesfushori francez, Frenk Riberi, mendon se fitimi i tripletës vitin e kaluar nga Bajern Mynih, shton më shumë presionin tek lojtarët bavarezë, të cilët duhet të konfirmohen në nivelin e vjetshëm.

“Fakti se ne kemi fituar gjithçka sezonin e kaluar, shton më shumë presionin tek ne. Ishte historike për klubin. Ne kemi pritur gjatë për ta fituar trofeun e Ligës së Kampioneve, ndaj kjo na ka bërë shumë mirë. Ky titull i Ligës së Kampionëve do të mbetet me ne gjithë jetën”.

Për ta bërë këtë sërish, duhet të jemi në gjendje të harrojmë çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar. Ne duhet t’i kthehemi punës, të jemi të fokusuar dhe gjithmonë ta kemi këtë dëshirë dhe të punojmë fuqishëm, por më e rëndësishmja, të kënaqemi duke luajtur së bashku. Kjo është vendimtare.

Na takon neve të vazhdojmë të punojmë fuqishëm dhe të luajmë si ekip. Këtë e bëmë sezonin e kaluar. Ne duhet ta ruajmë këtë unitet dhe të qëndrojmë së bashku, pastaj nuk do të kemi probleme”, ka thënë francezi.

6 komente në “Riberi: Tripleta e vjetshme shton më shumë presionin mbi ne”

  1. enea says:

    Hajde se kete vit maksimumi do merrni nje kupe Gjermanie

    1. bruna says:

      po kupen e gjermanise kuptohet qe do e marrim. ata qe kane inat keshtu thane dhe vjet dhe e pame se kush i fitoi te gjitha. fjala e humbesit ska vlere. SUPER BAYERN MUNCHEN

    2. zhironi says:

      Te lumte goja o i madh,kupen e Gjermanise do ta marrin ne fund,pas kupes se Champions dhe pas kampionatit.Prape tris ben Bayern kete vit.

    3. Die Kaiser says:

      Fillimisht do marrin Championsin e Konfederatave ne dhjetor.

      Me pas ne Maj Champions League.

      Pastaj Bundesligen dhe ne fund Pokal Cup (kupen e gjermanise)

      Dhe me pas…….ne korrik…….Die Mannschaft-i do marre…. World Cup.

      1. zhironi says:

        opssssssssss e harrova Kupen e Botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje