Pavarësisht se Reali pagoi plot 100 milion euro për të blerë uellsianin Garet Bejl, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, mendon se kjo shumë nuk është shumë e lartë. Kjo, duke qenë se, sipas tij, Bejl ishte lojtari më i mirë në merkato këtë vit.
“Bejl erdhi në Madrid me një çmim relativisht të lirë. Nënshkrimi me lojtarët më të mirë është në filozofinë e Madridit dhe Bejl ishte më i miri në dispozicion këtë verë. Ne e kemi ndjekur atë për dy vite.
Totenhemi fillimisht nuk dëshironte ta shiste, por kur ne dëgjuam se Mançester Junaited kishte bërë ofertë, ne dërguam ofertën tonë. Ëndrra e tij e fëmijërisë për të luajtur për Realin, luajti rol vendimtar”, ka thënë presidenti i Realit.