Hoze Murinjo, edhe kur gjendet në vështirësi, nuk harron të thumbojë mediat. Duke iu referuar kritikave të fundit, sidomos pas humbjes me Bazel në Ligën e Kampioneve, portugezi ka thënë se përgjegjës për kritikat e shumta është vetë ai. Kjo, pasi sipas Murinjos, ai i ka mësuar gazetarët vetëm me fitore.
“Ky është faji im. Kur fiton një herë në dhjetë vite, njerëzit nuk presin shumë nga ty, por kur fiton në 10 vite një pas një, njerëzit presin shumë. Unë jam fajtor për këtë dhe i pranoj kritikat”, ka thënë me ironi portugezi.
Rikthimi i tij tek Çelsi ka rezultuar jo shumë pozitiv, pasi përveçse nuk ka arritur rezultate pozitive radhazi, edhe loja e londinezëve lë për të dëshiruar.
Nuk e di kush te ka vleresuar ty?Edhe une qe jam amator futbolli po te zgjedh lojtaret me te mire te botes, arrije rezultate te larta.Ata nuk kane nevoje per trainer fare.
Problemi eshte se dhe Manchester United, Manchester City, Barcelona, Bayern, Juventus apo Milan pretendojne te kene lojtaret me te mire te botes, po ne fund vetem nje fiton.
Po te ishte kaq kollaj pse nuk te moren ty trajner po pranojne ta paguajne aq shtrenjte ? ?
Ti Ajaxs vetem nje gje e ke thene mire: qe je amator futbolli…
Ashtu eshte .