Federata Shqiptare e Futbollit po çon dëm një mundësi për të pasur në skuadrën kombëtare një talent të madh si Adnan Januzaj, futbollist që luan me Mançester Junajtid në Premier League angleze. Në fakt sportisti ka pasaportë belge, pasi ka lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë. Për të janë vënë në garë (në letër) Belgjika, Shqipëria dhe Turqia (ka nënë turke), ndërkohë që ende nuk ka një interesim nga kombëtarja angleze. Ndoshta dhe vetë sportisti e pret një ofertë nga përfaqësuesja angleze por për momentin qëndrimi i tij zyrtar është se nuk ka ndërmend të merret me skuadrat kombëtare të interesuara por të fitojë një vend titullari te Mançester Junajtid, ku trajneri David Mojes i ka dhënë sinjale pozitive për ardhmërinë.
Por nisur dhe nga ftesat e shumta që talenti ka marrë në rrjetet sociale në internet, pothuajse nga më shumë se 30 mijë tifozë shqiptarë, është tunduar dhe në ambiente të klubit anglez është shprehur se e tundon ideja për të luajtur për Shqipërinë dhe se ai e do suksesin mes Shqipërisë. Por vetëm kaq, pasi familjarët insistojnë që ai nuk ka marrë një vendim të prerë për këtë çështje.
Ofertën belge e ka refuzuar kategorikisht në fillim dhe opsioni për të luajtur me Shqipërinë mbetet. Familjarët kanë lënë mundësin ë e hapur për të biseduar me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Ne e presim një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, por deri tani ajo ka munguar. Ne e duam Shqipërinë dhe Adnani e do përfaqësuesen shqiptare, por nuk di të them se kë do të zgjedhë në fund. Për momentin jemi në pritje të ofertave konkrete”, është shprehur xhaxhai i Adnanit, Nexhmedin Januzaj, një nga personat e dashur të talentit shqiptar.
Ftesa e munguar e FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka kontaktuar zyrtarisht talentin me origjinë shqiptare. Në të vërtetë duhej ta kishte bërë për më tepër që ky futbollist ka dalë nga ekipet zinxhir të Anderlehtit, atje ku drejton ish-mbrojtësi i Kombëtares Besnik Hasi. Por asgjë nuk është bërë nga asnjëra palë që ky talent i spikatur të bjerë në “rrjetën” e FSHF-së e të luajë për skuadrat tona kombëtare të moshave. Pa pikë dyshimi talenti 18-vjeçar Adnan Januzaj mund të luajë që në këtë moshë si titullar për ekipin tonë kombëtar, por ka munguar një ftesë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetë familjarët e Januzajt thonë se një ftesë e tillë nuk është bërë dhe duhet më parë që FSHF të marrë iniciativën për të bërë ofertën e saj në mënyrë që familjarët dhe vetë sportisti ta vlerësojnë dhe shqyrtojnë atë.
Qëndrimi i De Biazit
Trajneri Xhani De Biazi ka folur për talentin Adnan Januzaj në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve me Slloveninë e Islandën, duke thënë se ai meriton vëmendje dhe duhet të luajë për Shqipërinë, por De Biazi pranoi hapur se ai nuk ka çfarë t’i ofrojë futbollistit dhe se për momentin i mbetet dhe atij thjesht një dëshirë që Januzaj të zgjedhë sipas planeve të tij n ë momentin e duhur. “kemi të bëjmë me një supertalent, që luan në nivele të larta. Ka një të ardhme të madhe por unë nuk di çfarë t’i ofroj nëse shkoj ta takoj. Prandaj zgjedhja mbetet e tij në kohën që ai e sheh të përshtatshme”, u shpreh De Biazi.
Kontrata me Junajtid
Menaxheri i Mançester Junajtid, David Mojes, beson se mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, do të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin që e udhëheq ai. Ai në pyetjen e gazetarëve është përgjigjur shkurt “po”, njofton të martën “dailymail.co.uk”. Sipas kësaj gazete, Januzaj deri më tani ka refuzuar një marrëveshje të re, pasi po kërkon garanci nga Mojes për inkuadrim në ekipin e parë. Januzaj 18-vjeçar në ndeshjen e fundit që Mançester Junajtid e fitoi ndaj Krystal Palace 2:0 u inkuadrua në fund të pjesës së dytë. Paraqitja e tij u vlerësua lart nga ekspertët në Angli dhe vetë trajneri. Për Januzajn interesim kanë shprehur shumë ekipe të mëdha.
Nese fshf nuk reagon tani per januzajn ateher mos u kualifikohshin kurr dhe i humbshin te gjitha ndeshjet
Po ka edhe rruge te tjera per tu pranuar nga Kombetarja,,,dmth neqoftese Muhameti nuk shkon tek mali,atehere mali le te shkoje te Muhameti,,,pra ky djaloshi le ti beje kerkese zyrtare FSHF dhe pastaj le te shofim….
ULTIMATUM TFKZ
AGRON DUKA KE KOHE 10 DITE TE DEGOSH FTESE ZYRTARE PER ADNAND JANUZAJN QE TE JETE PJESE E KOMBETARES TONE.NE TE KUNDERT TIFOZET KUQ E ZI DO TE KONTESTOJNE
Une s`dua ta besoj “indiferentizmin” e FSHF ndaj talentit Adnan Januzaj. Nese do te ishte i vertete nje lajm i tille, atehere do te behej fjale per te tjera pandehma te perfolura, me pasoja te renda konceptuale dhe praktike, perndryshe “diku fle lepuri”!
“Larg qofte” nje gje e tille! Me mire te presim e te shikojme, se sa te hamendesojme e te “filozofojme”! Thirrja ose mosthirrja e Adnan Januzaj per ne kombetare, jane absolutisht sinjal dhe vije demarkacioni besimi a mosbesimi deri ne sferat me te larta te FSHF-se!…Por, paragjykimet s`vlejne. Nje dalje publike nga FSHF-ja do te mirepritej, sepse sot dezinformimet, jane bere menyre jetese per spekulantet dhe dallkauket!…
ore kombi nuk te therret por as nuk te refuzon kur qellimi eshte ne te miren e kombit, nese ndjehesh shqiptar ne zemer dhe ne mendje atehere lufto per te, nese adnandi deshiron te luaj per kombetaren shqiptare atehere ky vet duhet te bej kerkesen, dhe sa per ate qe une nuk erdha te luaj per shqiperine se nuk me kerkoj kush keto jane dokrrat e tradhetareve qe u ka dal boja dhe askush nuk i han keto.
as mos e provo fare me shqiperin re lali se te gjith keta qe jan as njeri nuk ka krepje per ndonje kombetare tjeter prandaj bejne si patriota. ik me belgun lum miku.
por ne nuk e duam . por gjithashtu . vrapo ore dhe mos hajde . ike large . nuk ia vlen shqiperia . nuk vene mend keta .shesin flamurin per shsin ndeshje per para . edhe flamurin e dhejn keta . do vraposh dhe thyesh kembet e tua me keta . futbollin e mesove jashte . loze jashte . kur do plakesh hajde dhe beje mesime .