Venger: Arsenali mund të dështojë në grupe

18 Shtator 2013, 14:57Sport TEMA

Arsene Venger pranon se kualifikimi i Arsenalit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do të jetë një detyrë e vështirë dhe mund të përfundojë me eliminim të hershëm të skuadrës së tij.

Topçinjtë e fillojnë sezonin evropian me udhëtimin e sotëm ne Marsejë dhe menaxheri francez beson se pikët në udhëtim do të jenë vendimtare për grupin F, ku bëjnë pjesë edhe dy rivalë të vështirë si Napoli dhe Borussia Dortmund.

“Kjo do të thotë se çdo ndeshje në thelb është shumë e rëndësishme. Në mesatare kemi nevojë për 10 pikë për t’u kualifikuar, ndaj kjo është një detyrë – 10 pikë në një grup është vështirë, pasi ky mund të jetë një numër i lartë për t’u arritur.

Ndeshjet në udhëtim do të luajnë rol të rëndësishëm, pasi është vështirë të parashikosh se absolutisht do t’i fitosh të tre ndeshjet në shtëpi. Sidoqoftë, kemi nevojë për pikë në udhëtim dhe, si në çdo garë, fillimi është shumë i rëndësishëm për vetëbesimin e skuadrës” ka thënë Venger.

1 komente në “Venger: Arsenali mund të dështojë në grupe”

  1. Tironci Lugano says:

    Ah Mer Venger..se kuptoj cte ka kapur kjo frike kur pas rreth 2 vitesh u kthyet tek loja e bukur dhe tek rezultatet.Ja mbreme bere nje hap perpara e qe tani i ke bere piket qe llogarit.Urime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje