Valdet Rama po gjen më tepër hapësirë te Valladolidi

18 Shtator 2013, 14:48Sport TEMA

Një dëmtim mund të ndryshojë jetën… në të mirë, ose në të keq. Dhe, këtë herë nuk flitet për personin që është dëmtuar, por atë që ka marrë benefit nga dëmtimi i një tjetri.

Duhej të ndodhte pikërisht kështu që Valdet Rama, mesfushori i Kombëtares dhe autor i tre golave me këtë fanelë, mes dy ndeshjeve  zyrtare ndaj Islandës dhe Norvegjisë, por edhe në miqësoren me Armeninë, të tregonte vlerat e tij. 25-vjeçari nga Mitrovica, që është parë gjithmonë si një zgjedhje e dorës së dytë dhe deri tani në katër ndeshje të Valadolidit ka luajtur vetëm 89 minuta, pra gati një ndeshje të plotë sipas hapësirës kohore në fushë, ka parë kthesën e tij sezonale në fushën e Elçes, kur barazimi 0-0 mund të kishte qenë fitore për ekipin e tij.

Rama, i hedhur në fushë në vend të Valientes, titullar i padiskutuar në formacionin e Martinezit, ka treguar menjëherë se çfarë është i aftë të bëjë, duke i dhënë një tjetër ritëm lojës dhe duke rrezikuar disa herën portën e vendësve. Rama është futur në fushë i vendosur dhe sidomos ka qenë një hap përpara të tjerëve. Natyrisht, shpejtësia nuk është diçka që befason, sidomos për shqiptarët, që tashmë e dinë më shumë nga të gjithë se nga ky futbollist mund të pritet çdo gjë. i transferuar tek Valadolidi në janar, në formë huazimi, Rama firmosi kontratën e tij të re trevjeçare në verë, pasi Valadolidi besonte tek potenciali i tij. E kështu, u deshën katër ndeshje dhe një dëmtim që të kuptohej kjo gjë.

Edhe për sfidën e radhës në kampionat, javën e ardhshme ndaj Atletiko Madridit, trajneri Martinez do ta hedhë në fushë që nga minuta e parë, përtej ndonjë surprise të pakëndshme. Mesfushori Valiente do të qëndrojë jashtë ndoshta tre javë dhe kjo do të jetë hapësira e Ramës për të treguar vlerat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje