Goditet edhe presidenti i Skënderbeut: Do dorëhiqem, nuk vazhdohet me këtë futboll

16 Shtator 2013, 11:16Sport TEMA

Presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj, është goditur ndërsa ndiqte ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Vetë Takaj thotë i revoltuar për Panorama Sport se do e braktisë këtë sport, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.

“Aty ku isha ulur me disa miq të mi dhe presidentin e Flamurtarit, ishin rreth 5-6 tifozë që kishin disa momente që ofendonin nga prapa nesh. Unë në fakt as që e ktheva kokën qoftë edhe një herë të vetme që t’i shikoja, kjo edhe për të mos u dhënë shkak që të niste ndonjë sherr. Sakaq, në një moment, vetëm kur më vjen nga pas koke një tullë, apo gur i mbështjellë me letër, nuk e mora vesh mirë se çfarë ishte. Aty pastaj nisi sherri dhe ndërhyri edhe policia. Nuk e kuptova realisht se cila ishte arsyeja, pasi Flamurtari në ato momente po fitonte dhe normalisht çdo tifoz vendës duhej të ishte i gëzuar, por kam përshtypjen se ata vetëm tifozë nuk mund të quhen,” tregon ai.

“Ndoshta tani jam paksa i nxehur e emocional dhe nesër mund të ndryshoj mendim, por tani për tani them: sa më larg këtij sporti, pasi nuk ia vlen që të sakrifikosh për të marrë si shpërblim atë çka ndodhi në Vlorë. Ky nuk është futbolli që unë kam dashur të jem pjesë dhe e ritheksoj se nuk mund të bëhem pjesë e këtij llumi”./ep

5 komente në “Goditet edhe presidenti i Skënderbeut: Do dorëhiqem, nuk vazhdohet me këtë futboll”

  1. grujfediwo says:

    cfare mbjell do korresh!

  2. arbeni nga tepelena says:

    per fat te keq kjo eshte kjo eshte ikona e tanishme e shoqerise shqiptare.nje dekadence ne cdo aspekt te jetes,nje vulgaritet i shemtuar me kriminel deri ne majat e shoqerise.

  3. toto u kurtu says:

    keta nuk i merr vesh bejne sherr edhe kur fitojne.e pike e zeze

  4. leone says:

    SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE TNFEKTUAR QE NE GJENEZE NE NA PELQEN E LIGA DHE JO E MIRA ,FUDULLEKU DHE JO NJERZORJA SE DI PSE PO KJO ESHTE E VERTETA.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Stadiumet tona jane jashte kontollit te policise.
    Ne nje stadium,si ai i “Flamurtarit”,aq me keq ne tribun,nuk ekziston numeri i nevojshem i policve civil,per te mbajtur ne kontroll çdo situate.
    Goditja e Presidenti te klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj,mbetet pa autore !
    Ne stadiumet europiane,ka mbi 5 mije polic civil,te shperndare sipas nje skeme,ne nje ndeshje futbolli,pa llogaritur dhjetra kamera qe filmojne pa nderprerje.
    Kush do guxonte te behet i”forte”?
    Çdo skene e krimit ka fajtor,te cilet thiren ne polici mbas perfundimit te ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje