Kahn: Ditët e mira të Barcelonës kanë marrë fund

13 Shtator 2013, 13:23Sport TEMA

Ish-portieri legjendar i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, mendon se tashmë epoka e Barcelonës ka marrë fund. Sipas tij, ekipet gjermane tashmë nuk kanë asnjë arsye që t’i tremben ekipeve të tjera europiane.

“Unë besoj se ditët më të mira të Barcelonës kanë mbaruar.

Nuk ka më ekipe dominante në Evropë, që ekipet gjermane duhet t’ua kenë frikën.

Suksesi i Bajernit është thirrje për ndryshim dhe ide të reja. Mendoj se ekipi do të gjejë zgjidhjen e kësaj me lojtarët inteligjentë që ka dhe do të vazhdojë me sukseset që arriti sezonin e kaluar”, ka thënë ish-portieri bavarez.

2 komente në “Kahn: Ditët e mira të Barcelonës kanë marrë fund”

  1. colombi says:

    nuk di si ta kuptoj oliver kahn, kur trajner i bajernit eshte ish trajneri i barcelones ,pra nuk behet fjale per jde te reja.

  2. albani says:

    O colombi se nuk e kupton ti nk do te thote se e ka Kahn gabim , pepja shkoi tek bavareet por vajti ne momontin qe skuadra eshte ne gjendje shume te mire . ska cfare te japi me shume pepja por te mbaj ato qe fitoj bajeri ti ioje prape as’gje me shme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje