Një intervistë ne avion. Pikërisht në momentin që çarteri i linjës Rejkjavik Tiranë ishte mbi Paris. Atje ku Shqipëria me apo pa De Biazin do provojë të shkojë pas tre vitesh. “Kemi ndërtuar një skuadër nga zero. Jemi gati për edicionin e ardhshëm”. Flet në vetën e parë shumës. Shumës, por në vetën e parë. Kjo do të thotë që kontrata do të firmoset? “Duka ka thënë deri në fund të shtatorit. E po do të më jepni pak kohë të mendohem disi”. De Biazi në një rrëfim pothuaj të sinqertë.
24 orë pas humbjes cila është ndjesia që po përjeton de Biazi?
Ok, jeta vazhdon, por realisht zhvilluam një ndeshje nën nivelin tonë. Prisja diçka më shumë nga skuadra, patjetër që prisja më shumë. Të gjithë besoj prisnin diçka më shumë. Por futbolli është kështu. Ndodhesh në një ditë të keqe. Ndodhi këtë të martë pikërisht në një ndeshje vendimtare.
A ishte përgatitur ndeshja si duhet?
Besoj që po, jam i bindur. Ndoshta unë mendova se kjo skuadër ishte rritur aq sa duhet për të përballuar ndeshje kaq decisive. Këtë e thashë dhe në konferencë për shtyp. Për fat nuk ishte rritur aq sa duhej. Kemi ende shumë punë për të bërë.
I marrim gjërat me rradhë. A do të ishte më mirë nëse Lila do të luante në vendin e tij të zakonshëm?
Mendova që do ishte më efikas në të majtë pas mungesës së Agollit. Do ta ribëja si zgjedhje. Vërtet dy golat erdhën nga ai krah por realisht mendoj se ai është një lojtar që jep gjithcka dhe këtë bëri dhe këtë ndeshje megjithëse nuk luan në rolin e tij natyral.
Cili është komenti juaj për perfomancën e Dallkut. Ai është gjithnjë e më shumë i kontestuar në Shqipëri?
Ai dhe të paktën 5-6 lojtarë ndoshta nuk ishin në një ditë të mirë. Megjithatë ai është pjesë e organikës.
A jeni në dijeni të faktit që kemi vetëm tre lojtarë nëpër krahë. Pse nuk është bërë më shumë për të kompensuar mungesat?
Hysaj është një lojtar i ri dhe me potencial por është shumë i ri ta aktivizoja nga minuta e parë.
Arapi mund të ish një zgjidhje?
Në të ardhmen mund të ketë hapësira dhe për të.
A kemi eliminuar disa lojtarë si përshembull Vangjelin?
Nuk bëj komente më për këtë çështje.
A ka një çështje Bulku në skuadër. Lojtari që luajti rregullisht në këto dy vite me ju befas e gjen veten në stol?
Shikoni, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Zgjodha ta zëvendësoja në Slloveni dhe ju e patë që loja ndryshoi. Mendoj realisht që është i domsdoshëm për ekipin. Është një trajner në dhomat e zhveshjes. Rastet nuk gjykohen nga vendime në ndeshje të caktuara.
Cana është një tjetër temë diskutimi në Shqipëri. A është në 100% të forms së tij në përfaqësueses?
Padiskutim që po, është një lider dhe projekti i kësaj skuadre vërtitet rreth tij. Është një kapiten që e ka zgjedhur populli dhe patjetër që ne bazohemi te ai.
Ndoshta ka futbollistë në ekip që nuk e pëlqejnë faktin që ai është kapiten?
Unë nuk besoj se kapiteni është një gjë që dhurohet. Nëse është i tillë besoj se e meriton. Pastaj ndokush nga zilia ndonjë fjalë më shumë dhe mund ta thotë.
Në verën e 2012-ës kishim disa sulmues aq sa ishit në siklet për të gjetur zgjedhje. Tani shënojmë gjithnjë e më pak?
Sadiku ka pasur probleme me skuadrën pothuaj gjatë gjithë verës, ndërkohë që dhe Bogdani gjithashtu nuk ka gjetur ende një skuadër. Këto dy lojtarë na kanë penalizuar disi sepse do kishim më shumë alternativa.
A duhet besuar më shumë te Bala?
Është një lojtar të cilin e kam observuar me kujdes dhe besoj do ta shoh sërish se çfarë është duke bërë në Poloni.
Hyjmë te tema konkrete që i intereson gjithë shqiptarëve. Çfarë do bëhet me rinovimin tuaj?
Patjetër që ky është vullneti i Dukës, është ai i cili vendos për një gjë të tillë.
Vetëm 3 orë më parë Duka tha që ishte plotësisht i interesuar që të vazhdonit punën në përfaqësuese dhe se kontrata dhe oferta e bërë është e vlefshme?
Ok, por duhet të më jepni kohë për një përgjigje.
Sa, sepse FSHF mendon që të rinovoni në mënyrë që të nisë puna për edicionin e ardhshëm dhe që në ndeshjet e Zvicrës dhe Qipros të keni një kontratë për të punuar i qetë. Ata duan që trajneri i këtyre dy ndeshjeve të jetë dhe trajneri që do trajnojë skuadrën sezonin e ardhshëm?
Patjetër që deri atëherë do të kemi marrë një vendim.
A është e vërtetë që keni marrë një ofertë të rëndësishme në verë?
Po, nga Olimpiakos.
Pse nuk pranuat?
Isha nën kontratë dhe isha pjesë e një projekti të rëndësishëm.
Jeni i zhgënjyer?
Zhgënjim është fjalë e madhe.
Cili është pengu i këtij edicioni?
Ndeshja kundër Sllovenisë në Lubjanë. Sa për Islandën mendoj se u mundëm paq edhe sepse ata ishin më lart se ne fizikisht.
Nëse do të rinovoni sa shanse kemi të ëndërrojmë sërish?
Nëse rinovohet do të ndërtojmë një skuadër dhe më solide për Francë 2016. Kemi gjetur lojtarë të rëndësishëm.
Kace është njëri prej tyre?
20 vjec luan në Champions League me Paok. Çfarë duhet më shumë për tu bindur. Ka aftësi shumë të mira.
Pse e injoroni kampionatin shqiptar?
Disa nga më të mirët janë këtu. Do të doja përshembull dhe Orelesin por ai nuk është shqiptar.
Megjithatë ju nuk jeni shumë prezentë nëpër tribuna?
Do të shoh nga afër derbin Partizani- Tirana. Shpresoj ta shijoj plotësisht si ndeshje.
Përfundimisht po apo jo i Shqipërisë në të ardhmen?
Të shohim, përgjithësisht jemi pozitivë, por asnjëherë nuk i dihet. Megjithatë ne punuam dhe po punojmë për një skuadër të së ardhmes dhe e bëmë këtë gjë nga zero. Kjo më bën krenar.
Çfarë mund të dhe duhet të presim në dy ndeshjet e fundit?
Të gjithë Shqipërinë e këtij sezoni përveç ndeshjes me Islandën. Ne mund t’i fitojmë dhe humbasim të dyja ndeshjet, por do të jemi aty dhe do luftojmë për çdo top./Sport Ekspres
De Biazi: Më jepni kohë nje shanc tjeter te baje ca para qyl
Jo rinovim per DeBiazin.Pati kohe te mjaftueshme per te treguar se sa vlen si trainier.Deshtoi. Eshte koha per dike tjeter.
De Biasi eshte trajner qe me ka pelqyer dhe qe besoj te gjithe ne kemi thene,shyqyr qe u afrua nje trajner i hajrit ne kombetare,sepse eshte serioz ne te gjithe punen qe ka bere.Keto opinione kane nje emerues te perbashket, tek te gjithe,pasi jane objektive duke u nisur nga vete ambjenti qe po krijohej ne kombetaren tone,ku mbi te gjitha ,pervec afrimit te shume talenteve te rinj,po krijonte nje koncept te ri dhe nje fizionomi te re ne menyren e te berit loje.Pikerisht kjo te jepte nje fare besimi se tashme kemi te drejte edhe te shpresojme se ky grup lojtaresh me alternativa ne stol ,te jep ate siguri qe te pakten mos te kemi me frike nga nje kthim mbrapa.Pra e kaluara tashme as nuk diskutohet,se ajo eshte hedhur mbas kraheve nje here e pergjithmone,se tani kemi te drejte edhe te pretendojme.Por ne te vertete c’ka ndodhur!?Pa pritur, ka ndodhur “katrahura”,nje ekip modest si ISLANDA,na kthehu shume kohe mbrapa ,aq sa i zvogeloi te gjithe, na ktheu ne amatore,ku nuk le paprekur edhe trainerin,i cili u zhvleresua totalisht ne kete ndeshje,ketu jo thjesht per humbjen,se ajo ska rendesi,por me menyren si e humbem kete ndeshje.Jane dy gjera te ndryshme keto ne rast se analizojme e gjykojme,me syrin kritik te perspektives,te se ardhmes qe pretendojme ta shohim e ta vendosim skuadren tone te kombetares. Ne fakt superlativat dhe hiperbolat ne median sportive ,si edhe te disa komentatoreve televizive,apo te disa pseudoanalisteve sportive,duke bere vetem llogarira matematikore,krijuan nje fabul te paqene.Ato e kane demtuar shume realitetin futbollistik te kombetares tone.Mos te harrojme; ne kemi ndoshta kampionatin me te dobet ne Europe,qe eshte A-ja qe duhet te tregoje nivelin e futbollit tone.Pa rritjen cilesore te vet kampionatit,as nuk duhet te kerkojme te pretendojme te shkojme me shume se vet realiteti qe ne vet kemi.Por kjo nuk do te thote qe qe vecanerisht me kombetaren s’eshte bere pune.Nje brez i ri talentesh rritur neper europe e me gjere,ku luajne edhe ne klube te rendesishme i jane afruar kesaj kombetareje dhe sigurisht kane sjelle ndryshimin,sepse duket kualiteti,sidomos kur harmonizohen me modulin e lojes,me deshiren,grinten,me lojen kolektive dhe me mentalitetin fitues.Kur i kemi pare te funksionojne pak a shume te gjithe keta elemente,kemi prodhuar loje,kemi marre dhe rezultate pozitive,por edhe nese jemi mundur e jemi deshperuar,te pakten kemi dale me koken larte ,gjithmone me besimin se kjo skuader do te eci,ka cfar te jape,vetem duhet te rritet edhe pak,duhet akoma te konsolidohet dicka qe te funksionojne me mire te gjithe repartet,por gjithsesi heren tjeter do te korigjojme,se kemi mundesine ti permirsojme tashme gjerat.Kemi lujtur nje ndeshje me deshire e grinte dhe kemi fituar me Sllovenine edhe pse nuk funksiononin te gjithe repartet njelloj.U evidentuan qarte levizjet taktike te De Biasit,ku te mbushnin me besim e shprese.Kemi marre nje fitore te cmueshme ne Norvegji,qe ishte mbi te gjitha nje fitore taktike e De Biasit,qe demostronte vazhdimesi dhe rritje taktike nga ajo me Sllovenine.Per mua ishte ndeshje shume perfekte,per mundesite tona dhe aq me teper te luajtur jashte,ku treguam mbi te gjitha se ne tashme kemi nje mentalitet te ri ,mentalitet fitusi.Dhe kjo eshte dhe nje tjeter fitore e De Biasit,qe futi ne shpirtin e skuadres tone.Keshtu skuadra ka treguar pjekuri edhe ne Tirane ndaj Norvegjise edhe pse ska fituar.Ne humbem ne Slloveni,por ne duhet te dilnim me koken lart,se ne fund te fundit,nuk mund te injorohet Sllovenia qe ka edhe ajo ca lojtar cilesore dhe luante brenda.Aq me teper qe goli tyre eshte rastesor qe mund ti ndodh edhe skuadrave super te medhaja,ku portjeri skish ci bente.Sigurisht nje difekt ne kete rast ne mbrojtje ishte shume evident,qe jo vetem ne kete rast ,por edhe ne raste te tjera ,une kam vene re difekte te ngjashme te kesaj natyre edhe ne ndeshjet e tjera,ku mbrojtja nuk rrjeshtohet mire dhe se mbrojtesi qe eshte prane kundershtarit qe ka topin ,ne vend qe ta bllokoje me cfardo menyre,duke i zene rrezen dhe mbyllur hapersirat,ben vetem hapa mbrapa duke u terhequr,kur ne keto raste kundershtari behet superior me shume ne administrimin e sulmit te tij ,sepse fiton hapesira te reja dhe rreziku do te jete gjithmone evident.Keshtu pra erdhi dhe goli i Slloveneve.Ka pasiguri ne mbrojtje,ku pervec Mavraj,qe eshte shume i qarte e i sakte ne vendosje ,mbulim dhe dublim dhe deri diku Cana,te tjeret jane jashte loje,sidomos Dallku e me pas Teli.Ne sigurisht e mbajtem Sllovenine nen presion,por ketu u vune re pervec nxitimit te lojtareve tane para portes edhe nje presion i vogel qe paraqiti vet De Biasi ne menyren se si ,sa e kur nderhyri ai e ne fakt kur e si duhej te nderhynte gjate fragmenteve te lojes,qe se beri sic duhet,ashtu si edhe me pare.Skema taktike e lojes fillestare 4 1 4 1,kishte friken brenda dhe ajo vazhdoi ta mbante mberthyer gjate ne pankine.Pastaj lojtaret e pare te formacionit nuk te bindnin me performancen e tyre.Ne sulm Cani nuk administronte dot asnje top sic duhet dhe i mungonte inteligjenca,aq me teper te godiste porten.Roshi luante per qejfin e vet dhe su fut asnjehere sic duhet ne lojen kolektive,prandaj duhej nderruar i pari.Ne mesfushe pozicioni i Bashes caloi shume ne shperndarjen e topit te fundit dhe si rezultat sulmi ishte fragmentar,kur topat pas shpine te Kacaj ishin shume me te rrezikshem,por qe pozicioni i tij e mbajti ate shume larg portes,ku shume mire mund te ndrrohej me Bashen dhe kjo do ti jepte me shume mundesi te godiste porten.Ndryshimet e trajnerit ne fazat e fundit te lojes vetem sa dha freski,por nuk ndryshoi rreshtimin taktik.Pra De Biasi ne kete ndeshje nuk kishte kthjelltesine e duhur per ti pare gjerat mire e sic duhet,aq sa per tu korigjuar gjate rruges.Vijme tek ndeshja e fundit,ajo “finale”sic quhej,por vetem e tille qe s’ishte.Si ka mundesi qe te lejohet te luaj ne formacionin baze Dallku,Cani e Roshi,qe qe ne ndeshjen me Sllovenine keta dy te fundit s’ishin kurkund,apo futja e Dallkut qe sa e pashe ne formacion thashe e humbem ndeshjen ,per nga gafat e pafund qe ben ky lojtar.Cudi them si ka mundesi qe ne i shohim e trajneri nuk i sheh keto gjera kaq elementare.Kam pare ndeshjen miqesore SHQIPERI-ARMENI dhe edhe pse fituam ndeshja pati disa faza ne lojen e vet,Deri ne min 65,dicka e tile,nuk demostruam gje edhe pse kishim bere nje gol,topin e qarkullonte me mire ne mesfushe Armenia.Pra u dukte qarte se ne nuk na funksiononte mire mesfusha dhe pikerisht pas asaj minute u bene disa ndryshime,ku u fut Gashi ,Gjasula e Kace ,ku ky i fundit sapo u fut beri dhe nje gol spektakolar dhe goditi porten dhe here te tjera.U pa qe mesfusha tashme funksiononte rrjedhshem,ku lojtaret cilesore te futur e mbanin dhe qarkullonin topin aq me lehtesi sa Armenia nuk dukej me.E pra pse a nuk duhej qe me SLOVENINE,por mbi te gjitha me ISLANDEN,te ishin ne fushe sa me shume mesfushore qe dijne te mbajne e te qarkullojne topin,sesa sulmues te tipit Cani,qe ka kohe qe s’eshte mire,apo Roshi qe shkon mbas hijes se vet.Na duhej te zgjidhnim modulin taktik se si mund te dominonim mesfushen,ky duhet te ishte synimi yne.Pastaj te zgjidhnim lojtaret e pershtatshem.Nuk e beme pjesen e pare,por mund ta benim te dyten,por nuk beme asgje sic duhet ne kete ndeshje.Sigurisht qe moduli taktik 4-4-2 qendronte,por ai rezultoi teper skematik ne fushen e lojes,sepse lojtaret e zgjedhur nuk ishin ne gjendje ta performonin ate dhe ky eshte difekt i rende i trainerit,qe mua mu duk se nuk ishte edhe aq shume energjik dhe i perqendruar ne keto dy ndeshjet e fundit.Ndoshta kete e kam pare gabim ,por ky eshte vetem mendimi im.Pra duhet thene se ne dy ndeshjet e fundit,morem dy humbje,por kishim dy fytyra.Me Sllovenine nuk e meritonim humbjen,por themi se keshtu eshte futbolli,nganjehere duhet edhe fat te fitosh,ndersa me ISLANDEN,i kujtuam spordashesve se “amatoret jane akoma gjalle” dhe sa kohe do te jene ne gjirin tone ata,ky do jete futbolli yne.Se fundi,une kam perseri shpresa tek ky grup lojtaresh qe kemi afruar dhe tek ky trajner qe ne tashme kemi,mjafton qe ai te angazhoje pa frike si me ARMENINE,lojtare te tille qe dijne te luajne me topin dhe ku baza e ndertimit te nje kombetareje te forte te jete mesfusha me lojtare si KACE,BASHA,GASHI,ABRASHI,MEHA ,BULKU e KUKELI,ku sigurisht nje mbrojtje me MAVRAJ,CANA,AGOLLI,CURRI,LILA e ndonje tjeter te ri,do ti jepnin siguri me shume prapavijes,duke mos harruar sulmin si RAMA,SALIHI,GJASULA,BOGDANI,qe duhet te jene titullare, por edhe CANI e ndonje tjeter duhen mbajtur se kane te dhena.Edhe njehere do doja si spordashes qe Federata e Futolit,ti jape mbeshtetjen e duhur trajnerit De Biasi,duke mos u bere pa dashje peng e vazhdimesise ,per te cilen kemi nevoje te gjithe ne ,per ta pare Kombetaren tone ne majat me te larta te futbollit modern bashkohor.SUKSESE ne te ardhmen!
De Biazi ka shume te mira si trener por edhe te kqija?
1- te mirat jan padyshim te shumta nje njeri i mire nje puntor i madh nje trener i palodhur ai tregoj interesim te madhe qe nga dita e pare?
2- eshte nje trener i sinqert i cili nuk len gur pa levizur qe ta ndertoj nje kombtare solide dhe te forte?
3- eshte i vetmi trener i shqiperis deri me tash i cili tuboj 40 lojtar te rinj dhe me prespektive duke provuar cdo kombinim dhe variante?
4-eshte nje Motivator i fort ai arriti ta motivon kombtaren ne nje nivel te larte poashtu edhe eshte adaptuar ne Kulturen dhe traditen shqiptare thjesht e simpatizon dhe e don popullin shqiptar?
Ndersa ato negativet:
1- nuk eshte trener efikas ne teknik dhe taktiken e lojes?
2- Nuk eshte efikas ne kombinimin e lojtarve dhe reparteve mbrojtje ,mesfushe, sulmues?
Nese i bejm nje veshtrim te gjitha ndeshjeve pos ndeshjes se fundit me islanden? shqiperia ishte dominuese dhe me e mire se te gjitha skuadrat ne grup ne pjeset e dyta te ndeshjeve kur shqiperia luante me dy sulmues?
Pra stili i lojes ofenziv eshte me efikas per kombtaren tone se ai mbrojtes pasiv?? Tri ndeshje ne pjeset e para te atyre ndeshjeve luajtem me nje sulmues super te kote Edgar Cani nuk e diper qfar arsye treneri u fiksua ne ate sulmus te super kote te mjere ase per ligen e dyte nuk ka aftesi?
Por prap se prap gabimet jan evituese dhe De Biazi siduket e ka pare tash gabimet e veta dhe te skuadres? Dhe ja vlen te renovohet kontrata me te padyshim eshte treneri me i mire i historikut te kombtares shqiptare?
Brigell, Dosena, Otto Baric, Kuzhe te gjith deshtuan keq? edhe Di biazi deshtoj ne kualifikim por nuk deshtoj ne formimin e kombtares dhe padyshim kjo kombtare do te behet e fuqishme ne te ardhmen e afert?