Zherard Pike ka thënë se Barcelona ishte bërë e parashikueshme nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas, por ka insistuar se me ardhjen e trajneri të ri, Gerardo Martino, sistemi i lojës ka ndryshuar.
Mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur se “Blaugrana” nuk kishte alternativa të tjera, përveç zotërimit të topit, por mendon se trajneri i ri do t`i ndihmojë ekipit që të ringjallen dhe t`u jap atyre planin B.
“Shumë vite me radhë kishim trajner vendas, së pari Pepin, pastaj Titon”, ka thënë 26 vjeçari për “La Gazzetta dello Sport”.
“Ne tentonim që të luanim përmes zotërimit më të madh të topit, por në një pikë ne u bëmë skllav të filozofisë tonë”, ka shtuar Pike.
“Tani kemi Tatan si trajner, i cili ka të njëjtën filozofi të lojës, por gjithashtu ka alternativa të tjera dhe për mendimin tim, kjo është një gjë pozitive”, ka thënë Pike.
“Nëse jeni nën presion, atëherë nuk është problem që të luash me topa të gjatë. Kjo ju jep mundësi që të pushoni pak gjatë ndeshjes dhe të merrni oksigjen”, ka shtuar ish-lojtari i Mançester Junaited.
Specialistet thone qe ti o Pike nuk shquhesh per ndonje inteligjence te madhe ne kete fushe…
Keto qe thua i gjete vete apo ti mesoi ajo kuklla kengetare qe ke marre per nuse dhe qe me siguri edhe ne kete pike di me shume se ty?
Loja baze e Barcelones eshte futboll ne zona te ngushta,kuadrat,kudondodhje e organizuar,fantazi ne grup,finalizim te aksionit.
Mbi te gjitha inteligjence dhe teknik individuale shume e larte.
Kjo eshte akademia e futbollit spanjoll.
E vertete, po dhe kaviari nese e ha per dite, fillon e te neveritet. Futbolli duhet te argetoje masat, keshtu qevka nevoje te rinovohet pasi nuk krijonme surpriza dhe humbet magjine e vet.