Kombëtarja Shqiptare ka zbarkuar ditën e djeshme në Islandë për të zhvilluar mbase ndeshjen finale të këtyre eliminatoreve.
Udhëtimi i kuqezinjve nga kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjanë për t’u ndalur në një një kryeqytet tjetër evropian, Rejkjavik ka zgjatur plot katër orë dhe ka qenë disi rraskapitës për lojtarët dhe stafin kuqezi. Disa tifozët kuqezi i kanë shoqëruar gjatë udhëtimit, ndërsa të tjera i kanë pritur në Rejkjavik. Tifozët kuqezi nuk do të braktisin ekipin në këtë ndeshje vendimtare, ku besohet se fitorja do ta rikthejë Shqipërinë në kursin e duhur, drejt një kualifikimi të mundshëm. Pak orë pas mbërritjes në Rejkjavik, pasi janë sistemuar në hotelin ku skuadra jonë përfaqësuese do të qëndrojë deri të mërkurën, trajneri De Biazi ka dhënë një konferencë shtypi, ku vlerësoi rëndësinë që ka kjo ndeshje dhe domosdoshmërinë e fitores, si një ndër shanset e fundit për të shpresuar tek kualifikimi historik. Në ora 19:00 (21.00 ora jonë lokale) Shqipëria zhvilloi një seancë stërvitje në stadiumin e kryeqytetit islandez, ku do të përballet sot me vendasit.
Në ndryshim nga ndeshja e fundit me Slloveninë, trajneri Xhani De Biazi pritet të zbresë në fushë sot ndaj Islandës dy sulmues, Hamdi Salihin dhe Edgar Çanin. Kjo për faktin se kuqezinjtë do të luajnë kartat e fundit të kualifikimit. Hamdi Salihi pritet të luajë nga minuta e parë dhe do të zërë vendin e Ansi Agollit, të skualifikuar pas kartonit të verdhë që mori në Slloveni. Andi Lila do të spostohet në vend të Agollit, në të majtë të mbrojtjes, për t’i hapur rrugë aktivizimit të Salihi në sulm. Berisha do të luajë në portë, dhe Cana e Teli me Lilën në mbrojtje. Bulku, Basha, Roshi, Rama, Kaçe në mesfushë, Salihi dhe Çani pritet
të jenë në sulm
Hajde cune , forca, luni pa emocione, vec boni me te miren tuj.Kjo eshte e gjitha.Keni shansin e karrieres tuj.
Ju qe shkruani per sportin gazeten TemA dukeni sikur vini nga nje tjeter planet!nuk keni asnje lidhje me pjesen tjeter te stafit te kesaj gazete te nderuar.Gabimi fillon ne paragrafin ku thoni se: Hamdi Salihi pritet të luajë nga minuta e parë dhe do të zërë vendin e Ansi Agollit!!!Ansi luan mbrojtes i majte,dhe vendin e tij do e zere Lila,ndersa nga krahu i djathte pra vendin e lene bosh nga Lila ne kete rast,do e beje Dallku(ku ju nuk e keni permendur fare)Ndersa ai qe nuk do luaje nga minuta e pare eshte Bulku(ku ju e keni rreshtuar ne formacion)Mundohuni te shifni futboll nese doni te shkuani dicka rreth ketij sporti,ose ndryshe filloni e lexoni informacione te ndryshme qe te kuptoni se kush luan mbrojtes,dhe kush ne sulm,e keni bere formacionin me 3 mbrojtes,me 5 mesfushore,dhe te vetmen gje qe keni shkruajtur drejte eshte reparti i sulmit,pa harruar dhe Berishen(jo kete plakun humbes te politikes)por portierin.
Konsideroni ndeshjen si finele e kupes se boterorit 2014.Qe te keni lehtesira shpirterore ne fund dhe pas ndeshjes.
Suksese ne fitore.
A mund te me tregoni ku mund te ndiqet ndeshja online? Ne cilin site?
Tani qe ju nuk votuat per sali berishen, smund te fitoni me. Me edushin e gjate vetem do rriheni.
As ne boreror dhe as ne evrope skeni per te hyre.
Allah allah.