Në tokën e shpresës, nuk është as Amerika e mundësive as Meka e Izraeli, në të tillë për kuqezinjtë e De Biazit dhe aspiratën e një kombi të tillë është shndërruar Islanda e largët, aty ku kombëtarja shqiptare mbërriti e përgjegjshme se sfida përballë ishullorëve të Lars Lagerbak të ekzaltuar nga rikuperimi i disavantazhit të tre golave për të barazuar pak ditë më parë ndaj Zvicrës, është kthyer në një udhëkryq vendimtar për fatin e fushatës eleminatore Brazil 2014.
4 orë udhëtim Ljubjanë-Rekjavik, brenda tyre mijëra fragmente në mendjen e misionarëve të ëndrrës kualifikim, disfata me Slloveninë është hedhur pas edhe pse një humbje e tillë është e vështirë për tu pranuar.
“Rikuperimi psikologjik është i vështirë pas një disfate, por kjo skuadër ka forcën e duhur për ta bërë, ashtu sic bëri edhe pas disfatës me Islandën kur fituam me Slloveninë në shtëpi. Për më tepër që vijmë pas një ndeshje ku edhe trajneri kundërshtar e pranoi se i eci mirë dhe ne nuk mundëm të marrim në aspektin e rezultatit atë që dhamë në fushë”, tha trajneri Xhani De Biazi, raporton “Sport News”.
Tashmë Sllovenia është arkivuar është përpara, vendosin 90 minutat në Laugardalsvollur, nuk është vullkani që pengoi pak vit më parë me hirin e tij udhëtimin e Barcelonës drejt Milanos për Chempionsin, por stadiumi ku do të luhet ndeshja. Janë familjarizuar tashmë me terrenin e tij kquezinjtë që zhvilluan aty stërvitjen e fundit, gjithshka e hapur edhe për sytë kureshtarë e madje në praninë e tifozëve, De Biazi nuk ka se ctë fshehë, luan për gjithshka ose asgjë, me letra të hapura, ashtu sic bën të ditur dhe formacionin që tashmë do të rreshtohet me një tjetër modul 4-4-2, me Canën e Telin të palëvuizshëm përballë Berishës, Dallkun që rikthehet në të djathtë të mbrojtjes Lilën në të majtë, Basha dhe Kaçe opfrojnë këmbë të mira në qendër të mesfushës aty ku Roshi do të jetë sërish në të djathët këtë herë ndoshta më i disiplinuar ndërsa Rama mbetet një kërcënim konstant në të majtë, pesha e sulmit mbi dyshen Salihi-çani këtë herë bashkë që nga minuta e parë në një ndeshje ku kuqezinve ju duhet goli, ju duhet të fitojnë.
“ Jemi pregatitur për një ndeshje të vështirë me një kundërshtar të vështirë që vjen me një moral të lartë pas barazimit 4-4 me zvicfrën. Jemi një grup i ekuilibruar me disa skuadra që kanë mundësi për të marrë maksimumin. Ne jemi përgatitur për ti luajtur të gjitha shanset tona”, u shpreh tekniku italian.
Pash zotin o De Bias,,,po na vjen me vjell me keto deklarata qe beni…me mire rrine urt e mos u ndjeni…dihet qe vendin e parafundit do zini,sepse matematikisht Qipro nuk na kalon dot…..Nje grup futbollistash pa dinjitet dhe personalitet,,ashtu si eshte edhe mileti qe ju perfaqesoni.
O malok! Po pse, mor burre, kaq nihilist! Djemte do te bejne me te miren e mundshme. Shqiperia eshte i vetmi ekip qe luan pa asnje yll, por me shpirt grupi.
Ej ti OP-ED tani mbas humbjes 2-1 me Islanden besoje se do te me japesh te drejt,,sic duket ti nuk i njef mire shqiptaret,,,sic cdo gje edhe futbolli eshte nje njolle e zeze ne Shqiperi.Kjo eshte e keqja e shqiptareve,,se asnjehere nuk jane realist.
-de biazi!!–ne porten kundershtare -duhen –gjuajtje -predha– dhe- jo –flluska- sapuni– perndryshe as 30-sulmues nuk bejne pune-per fitore-..–shanset jane dhe islanda eshte e mbytur ne mbrojtje dhe ne porte-.ka pesuar 8- gola ne dy takime-ndaj te mos kursehemi-pasi na duhet patjeter fitore-.-mendoj nje skeme edhe me sulmuese-4-3-3-pas 20- minutave te para-..-fat te mbare dhe fitore shqiperise sone-.me pak guxim mund ti shenojme islandes se vdekur 4-5-here-…