Salihi: Në Islandë për fitore

7 Shtator 2013, 15:29Sport TEMA

Hamdi Salihi ka qënë figura qëndrore e ndeshjes së djeshme, me lojën e zhvilluar por edhe me fatin që kishte kundrra, me aktivizimin e tij në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në lojën e kuqezinjve ndaj Sllovenisë, duke qënë në tre aksione shumë pranë golit, që fati dhe heroi Handanoviç ja mohuan.

Nuk ka arritur t’u besojë syve Hamdi Salihi në minutën e 56-të, kur portieri i Sllovenisë, Samir Handanoviç, i mohoi një gol të sigurt. Çani e uli bukur topin me gjoks në zonë, shkodrani u rrotulla rreth vetes duke nxjerr blof mbrojtësin që po e markonte dhe në gjysmë kthesë, ballë për ballë me portierin, tentoi që ta çonte topin në cepin më të largët, por gardiani i Interit arriti që me majën e gishtave ta devijonte në korne. “Kujtova se shënova dhe u bëra gati të festoja. Mirëpo, kur ktheva kokën, në harkun e një sekonde pashë që topi përfundoi jashtë në korne. Nuk u besoj syve sesi portieri arriti ta priste atë top. Isha i pafat, por jo vetëm në atë rast. Edhe Valdet Rama më vonë pati një mundësi të artë shënimi dhe portieri i tyre ishte në superformë dhe arriti që t’i ndalte këto gjuajtje. Më vjen realisht keq, pasi bëmë një ndeshje të mirë. Pësuam një gol nga një goditje fatale në pjesën e parë, por në të dytën e detyruam kundërshtarin që të mbyllej në zonë. Duhej të kishim shënuar dhe me lojën e zhvilluar e meritonim të paktën barazimin”, ka deklaruar Salihi.

Në fund Hamdi Salihi është pyetur se sa shanse ka Shqipëria që të kualifikohet, duke pasur parasysh edhe kalendarin e ekipeve kundërshtare, është përgjigjur. “Ne, pavarësisht se po mundemi edhe kur nuk e meritojmë, do të vazhdojmë që të luajmë kështu edhe në takimet e tjera, por me shpresën për të fituar dhe është mëse e hapur mundësia. Do të shkojmë në Islandë për të marrë pikët maksimale”, ka përfunduar komentin e tij nga Lubjana, sulmuesi 29-vjeçar shkodran.

14 komente në “Salihi: Në Islandë për fitore”

  1. aranit bregu says:

    Islanda me impresionoi me Zvicren. 3 gola ne dizavantazh dhe nuk u dorezuan. Sulmues te etur dhe me gjuajtje predha ne porte. Ato qe na kane munguar 1 jete te tere. Tanet duhet te marrin shembull.

  2. enea says:

    Dru do hani prape…e keni zakon gjithmone kur kakarisni para cdo ndeshje.

    1. Thika says:

      mosh me thoj she je tifozh i alvanishë? po të lë tyja grëkuuu? a e di ti she kriepiskopi nuk të lëjooon.

  3. loni says:

    Boll ore na cate trapin me idiotesite tuaja ne intervista.Ishe 2 metra larg portes vetem sa per ta shtyre topin ne rrjete por e nxorre jashte.

  4. demokrat says:

    Eh mor djale, ju sikur keni uje ne vena jo gjak e seder burri.Ju ndoqi pas nje komb i tere dhe e late ne balte, si gjithmone. Tani futi nje kenge nga ato te Zhelko Joksimovicit te vish ne vete.

  5. beni shkoder says:

    enea po ja fut kot a e pe ndeshjen apo futja pordhes ti? shqiperia po luante kunder portierit sidomos pjesen e dyt nuk donte me hy goli e pike.vetem nje vrejtje kam per de biasin ,, edgar cani , nuk po let mire,,nuk kam asnje te keqe me te,,por me duket i ngordhur..

  6. ILIRET says:

    Si perfundim do te perfundoni perseri ne vendin e zakonshem te klasifikimit. Te parafundit ne grup.
    Keshtu kur i fitoni ndeshjet me deklarata dhe para ndeshjes bridhni me kurva.

  7. albann says:

    4-1 per islanden kjo do jete fitorja juaj…Do i humbni te gjitha shpresat per ndonje vend te mire ne grup…se per boterorin e qate dje…

  8. rb says:

    Islanda luan mire jasht e keq brenda. Luani si me dt. 6 gusht dhe kam se do te fitoni.

  9. Gezimi says:

    Fitorja ne Islande do jete tej mase e veshtire, por tani u pa puna, te pakten beni loje qe te na pelqeje. Qofsha i gabuar, por kualifikimi eshte pothuajse i pamundur.

  10. uk says:

    Kombetarja shqiptare perher me supriza si per mir ashtu dhe per keq. Nuk mund tu besosh kur e kan te sigurt fitoren apo jo. Nuk mund te nxjeresh preteksin ishim apo nuk ishim me fat.

    Po ta vini re ekipe te medhaja si italia gjermania apo anglia kur perballen me shtete te tjera pak a shum e dine se fitojn apo humbasin.

    Gjithsesi nuk esht faji I lojtareve te kombtares pasi kushtet per tu qen plotesisht I pergatitur per ndeshje nuk plotesohen ne shqipri. …buxhet shum i vogel…..

    Suksese ne lojrat ne vazhdim panvaresisht rezultatit.

  11. alban4eva says:

    o enea greku, na cave koken e rroc..es, gjithmone duke vjelle vrer kunder shqiptareve. po ik o derzi, ik andej nga Athina dhe ha ndonje suvlaki o roje koteci.. pse na can ka..in neve shqiptareve o levozhge aziatike..!!?? byth..ir lulishteje..!!

  12. titi says:

    –ne islande per fitore??- ndoshta–por ende-s’dime te shenojme-jemi te pafuqishem dhe amatore ne gjuajtjen finale-s’dime te fusim topin ne rrjete–na mbeti vetem–endrra–gol–dhe deshprimi–..-sa per qipron them se do te jete me e veshtire se ne islande-pasi vertet norvegjia fitoi me te 2-0- por qipriotet bene nje loje per tu admiruar dhe besoj se nuk do te na falin-madje kam frike se po te mos bejme te zgjuarin mund te dalim prej asaj fushe me te denuar se kurre-.-pyetja eshte–kush –di– dhe –do– te shenoje???-mos valle mosaktivizimi I bogdanit me me shume experience ne gjuajtje-dhe gola-na prishi endren -brazil-2014-???.-duhet ndryshim I menjehershem ne sulm -salihi-bogdani ndoshta meren me shume vesh me njeri-tjetrin-ndaj sulmi kete here le tu besohet atyre-edhe ne rast se deshtojme-ose perndryshe bye-bye-te parakohshme rruges per ne botror-….

  13. fatmiri says:

    Kur humbasin jane pa fat, kur fitojne e meritojne! Jeni aguridha dhe doni nja 20 vjet te tjera qe te beheni ju. Ne gjitmone kur humbasim, lozim mire, thoni ju. Megjithate futboll eshte. Fiton ai qe eshte me i pregatitur ne te gjitha anet. Rastesia ne na ndodh vetem kur humbasin. Ithoni trajnerit te pregatise lojtar qe dine te bejne gol dhe jo çfaqje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje