Juve kërkon t'i rrëmbejë edhe Januzajn, Mançester Junaited

9 Shtator 2013, 15:24Sport TEMA

Juventus nuk mjaftohet me Pogba, pasi kërkon t’i rrëmbejë Manchester United një tjetër talent. Por nëse francezin pak shqiptarë e njihnin, këtë herë bëhet fjalë për një emër të lakuar shpesh herë kohët e fundit në vendin tonë. Sipas tabloidit gazetës “Tuttosport”, bardhezinjtë synojnë të shkëpusin nga “Old Trafford” 18-vjeçarin shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, i cili ka një kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme me skuadrën ishullore.

Por nëse për transferimin e Pogba, Marotta pagoi vetëm 1.2 milionë euro, çështja Januzaj mbetet më e komplikuar, pasi fillimisht klubi torinez duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me trajnerin David Moyes, i cili ka mbetur i mahnitur nga talenti i lojtarit me origjinë kosovare, raporton “Sport News”. Një tjetër skuadër që kërkon të afrojë sulmuesin shqiptar është edhe Blackburni, që ndryshe nga Juventusi, synon ta aktivizojë 18-vjeçarin në Championship në formë huazimi pasi Januzaj nuk ka ende hapësirat e nevojshme te “Djajtë e kuq”. Gjatë këtij sezoni, ai nuk ka arritur ende të debutojë me grupin e drejtuar nga David Moyes.

4 komente në “Juve kërkon t’i rrëmbejë edhe Januzajn, Mançester Junaited”

  1. Sander says:

    Duhet te gjesh shtepine e vertete njehere pastaj te shikosh per te bredhur andej kendej po ti shkon si ajo pula pa koke nuk je aq lart sa pretendon per skuader te madhe megjithate sksese kudo qe te shkosh

    1. beni says:

      o sander cfare thu mer vlla?? e ke pa se si luan Adnani? Jo vetem qe eshte i mire, por per moshen eshte nje talent i vertete. Pastaj na pelqen s’na pelqen fakti qe nuk ka zgjedhur akoma shqiperine eshte tjeter ceshtje. Sido qe te jete une personalisht i uroj gjithe te mirat dhe sa me shume suksese (edhe sikur te mos zgjedhe shqiperine). Sido qe te jete ai eshte shqiptare si gjithe ne te tjeret.

  2. kosovari X says:

    Sandèr,ai èshtè akoma shumè i ri! Qè ka talent kjo tashmè èshtè konfirmuar edhe nga ekspertèt e futbollit. Pajtohem me ty qè ai duhet tè gjej shtèpinè e vèrtet. Tè sistemohet mirè ne ndonjè ekip me emèr dhe pastaj: ADNAN JANUZI ,THUAJ PO KOMBÈTARES…

  3. rb says:

    Ky ka talent. Nuk te afronte kot ser Aleks Ferguson. Tani atij i duhet te rritet nga cilesia sportive se talenti eshte njera ane. Pastaj duhet ti thote po kombetares se te pareve tane. Ne e mirepresim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje