Berisha: “Me Islandën dua fatin në anën tonë”

9 Shtator 2013, 15:17Sport TEMA

Lazio ka tashmë një portier të ri. Nga Roma është larguar Albano Bizarri dhe ka mbërritur Etrit Berisha në ditën e fundit të merkatos kur mungonin vetëm pak minuta. Do të jetë shumë e vështirë detyra e portierit shqiptar, që duhet të tregojë vlerën e tij në një ambjent kërkues si ai lacial. Në lidhje me të ardhmen e ish portierit të Kalmar mbizotëron akoma një paqartësi. Kievo ka dërguar një ankesë në FIFA. Shpejt do të mësohet nëse Lacio mund të besojë menjëherë te blerja e re ose nëse lojtari do të ndëshkohet. Nga grumbullimi Shqipërisë në Maribor numri një bardhekaltër ka ndarë disa mendime për mediat italiane.

Si ndiheni aktualisht?

“Ndihem mirë, edhe se kemi humbur kundër Sllovenisë. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, mbi të gjitha në pjesën e parë me diferencën që ata kanë shënuar. Kemi krijuar shumë mundësi për gol, por portieri tyre ka zhvilluar një ndeshje të madhe”.

Por keni akoma mundësi të mbërrini në vend të dytë…

“Po, mundësitë janë akoma. Ndeshja e ardhshme është kundër Islandës dhe është bërë shumë e rëndësishme. Më pas kërkoj që fati të na ndihmoj më shumë se ndaj Sllovenisë. Kemi një skuadër të mirë dhe jemi të zotë për të krijuar shumë raste”.

Të dielën e shkuar keni shënuar golin deciziv kundër Halmstad dhe më pas keni kaluar te Lacio…

“Ka qënë mbyllja më e mirë. Ka qënë e mrekullueshme. Me Kalmar kam punuar shumë fort por pa arritur suksese të mëdha sportive, kështu kam ndjerë nevojën për të shkuar në një klub më të madh për të pasur mundësi për të fituar dicka. Kur Lacio është bërë e gjallë nuk kam hezituar ta pranoj”.

Lacio të ndiqte prej kohësh apo ka qënë një surprizë për ty?

“Më ndiqnin prej pak kohësh. Nga momenti që kam filluar të luajë në kombëtare, më kanë studjuar me shumë kujdes. Kanë ardhur të më shikojnë edhe në kampionat, kështu që nuk mund të them se jam surprizuar kur kanë treguar interesimin e tyre”.

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare vjen nga Shqipëria. Ç’farë roli ka pasur në operacion?

“Unë realisht jam nga Kosova, por luaj për Shqipërinë. Tare e ndjek Shqipërinë nga afër dhe ka parë disa ndeshje. Gjithsesi ai nuk është një ekspert portierësh, kështu është këshilluar me trajnerin e portierëve. E falenderoj”.

Jeni miq me Lorik Canën, që luan gjithashtu për Lacion?

“Ai është një njeri i madh dhe një lojtar fantastik, është edhe kapiteni kombëtares. Ai më ndihmon shumë, dhe do të jetë sigurisht më e lehtë për mua të ambjentohem”.

Kush janë përshtypjet e tuja nga Lacio?

“Kam qënë në Romë vetëm njëherë deri më tani, por kam vënë re që është një ambjent i madh përreth klubit, si nga tifozët e shumtë ashtu edhe nga mediat. Pas pauzës, jam kthyer në Kalmar për të mbyllur disa gjëra, dhe më pas jam kthyer në Romë. Nuk kam gjetur akoma një vend për të jetuar. Në një moment të parë do të qëndrroj në hotel. Më pas do të gjej një apartament”.

Ç’farë lloj lojtari jeni, për ata lexues që nuk ju njohin?

“Si lojtar kërkoj gjithmonë të bëj më të mirë, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Dua të përmirësohem gjithmonë në çdo aspekt të lojës time, është e rëndësishme për një portier të punoj shumë. Si njeri jam i qetë edhe se ndonjëherë mërzitem kur marrin një vendim kundër meje. Por kjo vlen për këdo, në fushën e lojës, kudo që të jesh”.

Kush është ëndrra për debutimin?

“Nuk kam menduar për asgjë të veçantë, por si portier i mirë dua gjithmonë të mbaj portën të paprekur. Nëse do ta arrija në debutim do të isha i kënaqur”. Nuk është gabim të gjuash penallti? (Qesh me të madhe) Jo më zbavit. Gjithsesi nuk mendoj se do ta fitoj menjëherë besimin për të goditur penallti. Por nuk i dihet asnjëherë….”.

Ç’farë prêt më shumë nga e ardhmja?

“Ndeshja e ardhshme në Serie A në shtëpi kundër Kievos do të jetë ndeshja e parë si lojtar i Lacios. Më pas do të pres ndeshjen me Romën dhe do të jetë shumë special. Derbi është shumë emocionues dhe ka tifozë fantastikë. Kam ëndërruar gjithmonë të luajë përballë një publiku të tillë, kështu që mezi pres”.

1 komente në “Berisha: “Me Islandën dua fatin në anën tonë””

  1. ff says:

    gjithe keta njerez te talentuar,me mbiemrin e urryer per shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje