Tifozat Kuq e Zi: Jemi edhe në Islandë

9 Shtator 2013, 15:18Sport TEMA

Shqipëria asnjëherë në këto eliminatore nuk e ka vuajtur mungesën e tifozerisë në transfertë, kështu pritet të ndodhë edhe të martën mbrëma kur do të udhëtojnë për në Rejkjavik një numër simbolik (në krahasim me transfertat e tjera).

Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi për Suedi, Salih Shala i ka thënë portalit Asport.info se rreth 60 bileta tashmë i ka rezervuar ai për tifozët që pritet të udhëtojnë në mënyrë të organizuar kryesisht nga shtetet skandinave.

“Jemi rreth 60 persona që do të udhëtojmë, shumica dërmuese nga Skandinavia, udhëtimin do ta bëjmë me aeroplan. Pjesa e parë nisen sot (e hënë) dhe pjesa tjetër e tifozëve do të nisen të martën në mëngjes” ka thënë Salihu.

Ai ka sqaruar se dje në mesdite janë kthyer nga Sllovenia dhe menjëherë do të nisemi për në Islandë.
“Nuk ka pushim, do të nisemi për Islandë atje ku Kombëtarja ka nevojë për ne. Lodhja është e madhe pasi ne Slloveni ikëm me makina, por ne nuk ndalemi pavarësisht që jemi në një numër më të vogël” thote ai.

Bileta në tribunën shqiptare kushton 20 euro plus disa taksa që është dashur ti paguajnë tifozët shqiptarë, që sillet diku rreth 23 euro.

Ndryshe mësohet se në shkallët e stadiumit “Laugardalsvollur” i cili ka kapacitet prej 15 mijë vendesh pritet të jenë rreth 200 tifozë shqiptarë që do të përcjellin nga afër skuadrën e De Biazit në sfidën “finale” të eliminatoreve për Brazilin 2014.

2 komente në “Tifozat Kuq e Zi: Jemi edhe në Islandë”

  1. Obergruppenfuhrer says:

    Hic mos u lodhni fare cuna. Kemi per te humbur edhe atje.

    1. Argita_B says:

      Te humbesh nuk eshte turp, se ka gjithmone nje me te mire se ty, po te humbesh dhe mos njomesh fanellen e kombetares kjo po.
      Ne Slloveni ekipi kombetar luajti me dinjitet, dhe pse humbi mund te dali me koken larte se beri maksimumin dhe nuk ishte larg nje rezultati pozitiv. Nuk eshte kollaj te sfidosh si i barabarte nje ekip si i Sllovenise qe ka lojtare te shkolles “Jugosllave” ne gjirin e tij.
      Shqiperia nuk eshte Brazil apo Spanje, keshtu qe mos presim te jene me te fortet ne bote, mjafton qe te na perfaqsojne me dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje