Irlanda shkarkon Trapattonin

11 Shtator 2013, 15:24Sport TEMA

Giovanni Trapattoni është larguar nga drejtimi i Republikës së Irlandës pas disfatës së mbrëmshme 1-0 nga Austria në Vjenë, që u dha fund shpresave të kësaj përfaqësueseje për të luajtur në Botërorin 2014.

Largimi i Trapattonit vjen pas një marrëveshje të dyanshme me Federatën Irlandeze të Futbollit (FAI).

“Ne largohemi nga ky vend me emocione, pasi ne i kuptojmë tifozët irlandezë, të cilët kanë një reputacion të merituar ndërkombëtar dhe ata kanë respektin tonë maksimal.

Do të doja të falënderoj John Delaney, Paddy Mc Caul, Michael Cody dhe bordin e FAI për mbështetjen dhe miqësinë gjatë pesë viteve e gjysmë të kaluar”, ka thënë 74-vjeçari përmes një deklarate të lëshuar sot.

2 komente në “Irlanda shkarkon Trapattonin”

  1. Lex Rex says:

    Do te kerkoj ekip tjeter tha 74-vjecari. Ka qene trajner i madh por tani ka dale mode ajo menyre loje.

  2. xinsefille says:

    O gazetar kashte dha dorheqjen nuk e shkarkuan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje