Ervin Bulku në dy ndeshjet e fundit është zëvendësuar nga trajneri De Biazi, ndoshta edhe nga fakti që nuk u përshtat siç duhej me skemat e italianit. Më shumë se për veten, Bulkut i vjen keq që skuadra në këto dy sfida vendimtare nuk mori asnjë pikë dhe kështu “Brazil 2014”, mbetet vetëm një ëndërr. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, pas sfidës së djeshme një nga “veteranët” e përfaqësueses sonë, Ervin Bulku u shpreh: “Jam profesionist dhe nuk bëj polemika me trajnerin. Kështu që e pranoj stolin dhe për mua nuk ka asnjë problem. Unë kam 12 vite që jam pjesë e skuadrës përfaqësuese dhe nuk kam bërë kurrë polemika, qoftë me trajnerët apo shokët e skuadrës”, tha fillimisht “Uku”.
E ardhmja- “Natyrisht që kemi pak pikë dhe jemi në vend të pestë. Ne duhet që të mbledhim forcat dhe të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura, sepse nuk është njësoj si të mbyllësh grupin me 10 apo me 13 e 16 pikë. Ne humbëm një shans të madh dhe nuk e di nëse do e kemi sërish një të tillë në të ardhmen. Besoj se me kualitetet që kemi, në Tiranë mund të fitojmë me Zvicrën. Nuk jam unë ai që mund të them se kush gaboi, për këtë mund të flasë trajneri apo specialistët”, shtoi Bulku gjatë prononcimit.
Tifozët- Në fund Bulku ndien keqardhje për mbështetjen e madhe që skuadra pati nga tifozët, por këta të fundit janë zhgënjyer shumë me dy humbjet e kuqezinjve. “Më vjen shumë keq për tifozët që na kanë mbështetur shumë dhe kanë besuar tek ne. Kemi humbur dy ndeshje me Islandën, por ndryshe nga dje në sfidën e parë në Tiranë jemi mundur për çështje fati sepse kemi luajtur shumë mirë”, u shpreh mesfushori kryeqytetas.
Mendoja se do terhiqej nga kombetarja ky Bulku,duke i lene vendin Kaces apo Roshit qe jane nga 20 vjece!Ky leshon bomba te tilla duke thene duhet te shohim perpara,cfare perpara te shohesh ti kur vitet qe ke mbi kurriz te pengojne ta shohesh te ardhmen.
Ik ore katunar sauku se nuk msove noj here me lujt futboll. Vec shqelma di me dhon. Leji te tjeret me lujt.
Po ky,me te vertet e ka qe do ”mbledhi forcat” dhe do shikoj perpara???????
Keta kan edhe humor,pa leni te tjerat.
Thyeni qafen halabake.Pertoni te vraponi ,duket sikur u kane futur me force ne fushe.
Drejt
Shikoni para se nga mbrapa po ju shikon mir “hajdarsal manallhajdaraga”
Aq shum po jua shikjon sumen juve ai “hajdardullmustaqeziu”,saqe nuk mund tjua shofi kush sumen sepse jua ka vulos ai, “trashaniku”
Prandaj shifni para se sumes ju bo hysmet Dari.
Tamam legena dembele e gomere