Pele: Brazili nuk duhet të bëhet i varur nga Neimar

13 Shtator 2013, 13:22Sport TEMA

Pavarësisht formës së shkëlqyer që ka treguar Neimar me kombëtaren braziliane, legjenda Pele mendon se Brazili nuk duhet të kthehet në një ekip që varet nga talenti 22-vjeçar.

“Neimar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai është i një rëndësie fundamentale për skuadrën. Megjithatë, ne nuk mund dhe nuk duhet të varemi shumë nga ai”, ka thënë 72-vjeçari.

Mbi Neimar ka pasur dyshime të shumta, por që prej Kupës së Konfederatave, ai është bërë lider, duke qenë se arriti të shënote gola të rëndësishëm dhe të jepte asiste për shokët. Ai tregoi një formë të shkëlqyer edhe në miqësoret me Australinë dhe Portugalinë, të luajtura së fundmi, ku arriti të shënonte në të dyja ndeshjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje