Pas dy humbjeve të fundit kundër Sllovenisë dhe Islandës, tifozët e Kombëtares Shqiptare të njohur me emrin Tifozat Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate kanë bërë me dije mbështetje për ekipin e udhëhequr nga trajneri italian Xhani De Biazi.
Përmes një letre dërguar mediave, Tifozat Kuq e Zi i kanë kërkuar Federatës Shqiptare që ta ndal me çdo kusht trajnerin Xhani De Biazi, i cili sipas tyre ka meritat kryesore në renovimin e skuadrës dhe ngritjen në ranglistën e FIFA-s.
Më poshtë letra e plotë e Tifozave Kuq e Zi dërguar mediave:
“Të nderuar bashkëkombas dhe tifozë të Kombëtares,
Pas gati 2 viteve dramë dhe emocion, edhe këtij sezoni eliminator po i vie fundi. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje të fundit për te permbyllur një sezon ku shpresa për kualifikim filloj të shuhet vetem në 2 ndeshjet e fundit të Shtatorit.
Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut. Në shumicën prej tyre kemi qenë edhe më të shumtë në numër dhe më të zëshëm sesa vendasit, duke bërë që lojtarë tanë të ndiheshin sikur luanin në shtëpi. Qytete si Lucerni, Oslo, Lubjana e Rejkjaviku i beme te flasim shqip, dhe jemi krenar për këtë pavarësisht rezultateve që kemi marrë.
Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emir Shqipëri.
Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren.
Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij.
Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër poashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale”.
po mire e keni tifoz ashtu duhet te jet si thuani ju.
Respekte per punen e De Biasit. FSHF duhet ti ronovoje kontraten. Projekti i tij duhet te vazhdoje.
DeBiazi duhet shkarkuar urgjentisht. Kombetarja DeBiazi eshte nder me te keqiat qe kemi pasur ndonjehere.Jo vetem piket tregojne se sa poshte jemi por kush ka sy dhe merr vesh nga futbolli e kupton se De Biazi eshte inkompetent.
NUK ESHTE DE BIAZI GABIM POR LOJTARET QE LUAN PA NDJENJA PA KOORDINIM. ME KETE LOJE NUK SHKOHET NE SAN MARINO E LERE ME NE BRAZIL.
DUHEN REFORMA NE KOMBETARE.
ME PATRIOT U TREGUA DE BIASSI SE CANA DALLKU DHE TELI…
DE BIASSI GRAZIE…………
Ndeshja me Islanden ishte nje turpe I vertet te pesosh gol ne ate lloj Menyre te priten gjunjte,dhe mesi se kthen dote rezultatin.te gjithe ishin skandal pervec.Berishes,Rames,Kaces.
Duhet ta mbajne trajnerin eshte trajner i mire, po ne nuk kemi talente te shumta ne Kombetare dhe mos harrojme se De Biassi ka afruar disa lojtare te mire ne ekip dhe do te sjelli dhe te tjere na vazhdim.Respekt per De Biassi-in eshte trajner puntore.
BRAVO PO IKU DE BIAZI MBAROJ KOMTARJA DO PLAKEMI ME CANEN DHE DALLKUN .