Mavraj drejt transferimit te Bazeli

14 Shtator 2013, 15:30Sport TEMA

Gjatë të gjithë merkatos së verës për Mërgim Mavrajn kanë qarkulluar shumë zëra që e shikonin në Serie A, në Bundesliga 1, në kampionatin rus, por asgjë nuk ndodhi dhe lojtari vendosi të qëndrroj te Grojter Fyrth, edhe se nuk rinovoi kontratën. Por tashmë situate ka ndryshuar, lojtari është i vendosur për tu larguar në janar dhe ofertat nuk mungojnë.

Janë zvicerianët e Bazelit që synojnë të marrin në janar Mavrajn. Lajmi është konfirmohet nga mediat helvete, të cilat raportojnë se drejtuesit e Bazelit do të bëjnë një sakrificë ekonomike për të bindur lojtarin dhe klubin e Grojter Fyrthit. “Largimi i Dragoviçit nga Bazeli për te Dinamo e Kievit nuk është zëvendësuar si duhet dhe drejtuesit janë të bindur për të bërë një ofertë të majme për 27-vjeçarin”, shkruajnë mediat zvicerane. Nuk është hera e parë që Bazeli interesohet për mbrojtësin, por nga sa mësohet, Mavraj ka refuzuar ofertën e Bazelit më parë. Mbrojtësi u përfol se do të transferohej te Lacio, por në fund ndodhi ndryshe. Edhe pse mediat italiane folën gjatë për kosovarin, e vërteta nuk ishte ajo që flitej. Vetë trajneri De Biazi i kishte sugjeruar drejtorit sportiv të Lacios, shqiptari Igli Tare, emrin e Mavrajt, por gjithsesi çdo gjë mbeti në kuadrin e zërave dhe klubet nuk arritën asnjë marrëveshje. Tashmë kosovari vazhdon të jetë pjesë e Grojter Fyrthit në Bundesligën 2 gjermane. Dëshira e Mavrajt është që të lëvizë nga kjo skuadër dhe duket se Bazeli po insiston për shërbimet e tij. Megjithatë, ende nuk dihet nëse mbrojtësi dhe klubi gjerman, që ai është nën kontratë, do të pranojnë ofertën e zviceranëve. Ambiciet e Mavrajt janë që të luajë në Itali ose Angli, por tashmë duhet pritur janari për të mësuar të ardhmen e tij. Largimi nga Grojter Fyrthi duket i sigurt gjatë merkatos së dimrit.

Aktualisht lojtari i Kombëtares është drejt riaftësimit nga dëmtimi që pësoi dy javë më parë. Si rezultat i këtij dëmtimi, Mavraj mungoi në dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses. Mbrojtësi është kthyer në pak kohë një nga lojtarët më të rëndësishëm për kuqezinjtë, madje janë shtuar zërat se ai do të jetë kapiteni i ardhshëm i Shqipërisë.

1 komente në “Mavraj drejt transferimit te Bazeli”

  1. rb says:

    Mavraj eshte lojtar i mrekullueshem e pa fjale. Ai punon e nuk shet mend siç bejne disa lojtare medioker. Fatkeqesi qe nuk e kishim me Sllovenet dhe islandezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje