Benitez: Nëse Bejl vlen 100 milion, atëherë për Hamshik nuk ka çmim

16 Shtator 2013, 15:55Sport TEMA

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, mendon se mesfushori sllovak, Marek Hamshik, vlen më shumë se uellsiani Garet Bejl. Sipas tij, nëse Bejl vlen 100 milion euro, atëherë për Hamshik nuk ka çmim.

“A vlen Bejl 100 milionë euro sa pagoi Real Madridi? Nëse po, atëherë do të thosha se ju nuk mund t’i vendosni çmim Hamshik.  Dhe ai nuk është në shitje”, ka thënë Benitez për Mediaset.

Blerja e Bejl për 100 milion euro nga Reali ka ngjallur debate të shumta, duke qenë se shumë mendojnë që uellsiani nuk vlen aq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje